Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur përmes Inteligjencës Artificiale duke bërë premtime. Avatari me zërin e tij të gjeneruar me AI flet për bilancin e punës dhe çfarë pretendon të bëjë në vijim. “Prej 20 muajsh vijon pengmarrja ime dhe nuk mund ta bëj këtë përshëndetje veçse me Inteligjencë Artificiale”, thotë ai. Veliaj kujtoi se janë 50 shkolla dhe 115 kopshte e çerdhe të reja, në Tiranë duke nxjerrë në plan të parë premtimin për ushqimin falas në shkollat e Tiranës. “Kam marrë edhe një zotim tjetër, që nuk e harroj: ushqimin në shkolla”, tha avatari i Veliajt.

Ai shprehet se: “Vërtet më kanë kyçur duke më zënë në pritë”, duke siguruar se do vijojë punën edhe nga qelia ku është mbyllur. Veliaj ka vijuar punën duke qenë në detyrë edhe me vendime të shpeshta. Në pak ditë përcolli vendimin për rritjen e pagës për zjarrfikësit, riktheu në detyrë dy ish-nënkryetarët Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj.

Kreu i qeverisë Edi Rama reagoi për Veliajn më herët. Sipas tij një kryebashkiak duhet ta ushtrojë plotësisht detyrën e tij, gjë që në këtë rast është e pamundur sepse Veliaj ndodhet në qeli, që prej 10 shkurtit 2025. Rama shtoi se me moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve, i bëhet dëm i madh Tiranës. Sipas kryeministrit, kryeqyteti shqiptar “nuk mund të mbetet jetim” dhe ky ngërç absurd juridik duhet zgjidhur. SPAK e dërgoi dosjen në GJKKO në shtator 2025. Pretendohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa kanë përfituar nga subjekte që nga ana tjetër, kishin marrë fonde publike ose leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës. Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë dhe shpërdorim detyre.

Pas publikimit të videos me AI, ka patur reagime. Gazetarja dhe aktivistja Ermelinda Hoxhaj shkruan në rrjete sociale: “Mediat duhet të refuzojnë të shfaqin këtë video me AI të Erion Veliajt. Është e turpshme se si vijohet kjo frymë propagandistike. Ndërkohë që ka guximin e na thotë se ka hequr shkollat me turne në kryeqytet dhe ka reduktuar numrin e nxënësve në klasa”.  Hoxhaj vijon: “Pyesni pak në shkollën “Fan Noli”, shkoni te “1 Maji”, apo të shkolla “Dhora Leka” apo te “Hasan Prishtina” dhe nja 20 shkolla të tjera se si e kanë mësimin. Po numri i nxënësve e dimë shumë mirë që është 37-40 në shumicën e klasave”.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18