Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka denoncuar prokurorin e çështjes “Buka” Elvin Gokaj. Ai ka publikuar dokumentet që sipas tij faktojnë presionin politik, persekutimit personal e familjar që po mban mbi supe. Ahmetaj thekson se prokurori që fillimisht e akuzoi për shpërdorim detyre, u tërhoq nga akuza në seancë duke pohuar se bëhet fjalë për një lapsus nga ana e tij. Ish.zv.kryeministri shton më tej se prokurori Gokaj ka fshehur provat para gjykatës për të mbrojtor personat e tjerë që janë të përfshirë në dosjen “Buka”. “Do të lutesha të lexonit me kujdes se si prokurori, i cili në fillim me akuzonte që kam dëmtuar shtetin, e tërheq këtë akuzë për dëmtim të shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat përpara gjykatës për të mbrotjur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.” – vëren Ahmetaj.

Ai thekson se bëhet fjalë për telefona të caktuar, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten. Ish-zv.kryeministri vëren se gjatë seancës dhe debatit mes prokurorit Gokaj dhe avokatit Ligori, prokurori është përpjekur të ndajë ccështjen në dy pjesë, stil që sipas Ahmetajt përdoret nga prokuroria për të shmangur të vërtetën. “Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo ccështje, prokurori e ka ndarë ccështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dalë panorama e të vërtetës e plotë duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë.” – shkruan Ahmetaj.

Ahmetaj shkruan se nuk ka shkelur asnjë ligj ashtu siç prokurori i SPAK-ut Gokaj nuk përmend asnjë ligj që ai ka shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo kryeministrit Rama. “Pretendimi i ri i prokurorit është që pse s’kam vlerësuar vetëm privatin. Në bazë të kujt ligji e neni ta bëj këtë? A ka ligj për Shoqeritë Aksionere? A ka ligj privatizimi të aseteve shtetërore? Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh, o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që unë kam shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo Ramës.”

Deklarata e Ahmetajt

“Të nderuar gazetarë!

Këto dokumente që po ndaj me ju, do i ndaj edhe me media të tjera për t’i treguar kujdo që është i interesuar se çfarë presioni politik, persekucioni personal e familjar po mbaj mbi supe.

Dokumentet që gjeni të atashuara në këtë e-mail kanë të bëjnë me çështjen “Buka Sh.a” ku akuzohem për shpërdorim detyre.

Do të lutesha të lexonit me kujdes se si prokurori i cili në fillim më akuzonte që kam dëmtuar shtetin, e tërheq këtë akuzë për dëmtim të shtetit. Se si po ky prokuror fsheh provat përpara gjykatës për të mbrotjur personat e përfshirë në dosje, që nga telefona të caktuar janë rikthyer, komunikime telefonike në këto telefona që janë fshehur, deri tek dëshmi të personave të pyetur të cilat nuk paraqiten.

Që nga korriku i vitit 2022 kur kjo çështje u mor nga SPAK-u, në media dhe gjithandej përflitej që unë akuzohesha që kisha dëmtuar shtetin, kjo gjë u shkrua dhe në akuzë.

Ndërkohë në seancën e gjykimit paraprak prokurori tërheq akuzën e bërë nga vetë dora e tij e shkruar e zeza në të bardhë, se unë kam dëmtuar shtetin. “Është lapsus i imi…” deklaron. Është kjo qesharake Qesharake?? Është tendencioze akuza e dikurshme?? Pooo. “Ta ngarkojmë këtë se e ka kthyer i madhi në target”.

E dyta: po ta shikoni në dokumentin e atashuar, ka një moment ku debati prokuror-avokat ka të bëjë mes ndarjes së kësaj çeshjeje në dy pjesë, stil tashmë i konsoliduar në shumë herë i organit të akuzës për të devijuar të vërtetën. Megjithëse ka vendim gjykate që të mos ndahet kjo çështje, prokurori e ka ndarë çështjen se ashtu i konvenion. Por cila është arsyeja? Të mos dalë panorama e të vërtetës e plotë duke fshehur faktet, duke mos ngarkuar me përgjegjësi ata që janë pjesë?

E treta: prokurori në akuzë pretendon se s’kam zbatuar Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Prokurori që vetë nuk e zbaton vendimin e gjykatës, më akuzon mua për moszbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pse në rastin tim kjo gjë nuk është e vërtetë. Fakti që aksionet në konsekuencë të rivlerësimit të pavarur të kryer nga vlerësues të pavarur, tregon se vlera e aseteve dhe aksioneve për këtë shkak është trefishuar rrëzon dhe këtë pretendim.

Dhe ky vlerësim është për të gjitha palët, shtetin dhe privatin, pra aksionet si te shteti ashtu edhe te privatit janë trefishuar me rivlerësimin..

Pretendimi i ri i prokurorit është se pse s’kam vlerësuar vetëm privatin. Në bazë të kujt ligji e neni ta bëj këtë? A ka ligj për Shoqëritë Aksionere? A ka ligj privatizimi të aseteve shtetërore?

Sigurisht që ka, por prokurori o nuk e njeh o nuk do t’i lexojë pasi në bazë të tyre unë s’kam shkelur asnjë ligj. Ashtu siç nuk përmend asnjë ligj që unë kam shkelur në akuzën e ngritur prej tij apo Ramës.

Ku është parë, e në cilin ligj shkruhet që kur vlerësohet shtëpia metrat katror të kuzhinës vlerësohen me 200 lekë, ndërsa ato të dhomës së gjumit me 50 lekë.

Nëse unë do kisha bërë këtë vlerësim për të cilin po akuzohem, meritoja të akuzohesha për atë që më bëjnë tani. DMTH duke mbrojtur interesat e shtetit e privatit në të njëjtën kohë kam bërë këtë “Krimin” e domosdoshëm, se u duhem në burg.

E katërta: shiheni gjuhën që përdor prokurori… Po të ishte i pafajshëm s’do bridhte rrugëve të Europës. Ku e gjen të drejtën të paragjykojë për prezencën apo mosprezencën time në sallën e gjyqit e cila është zgjedhje sovrane e çdo njeriu. Hajde Reformë në Drejtësi hajde!… E mbani mend deklaratën për dosje voluminoze që as i lexon?

Në dokumentin në e-transfer gjeni aktin e vlerësimit ku do të shihni çmimin e referencës për vlerësimin e shpresoj që t’i lexoni këto në dokumente e ta nxirrni konkluzionin vetë. E më tej, pyesni për kuriozitet një vlerësues të pavarur tjetër se si bëhen këto vlerësime, e si rivlerësohet një Sh.a (shoqëri tregtare).

Nuk është se habitem me këtë gjë, që dikush e quan qesharake. Unë që e kam në kurriz e di mirë pse e kanë sajuar edhe këtë akuzë.

Fatkeqësisht një pjesë e juaja s’e keni ndarë kurrë qëndrimin tim me shikuesit apo lexuesit tuaj, po kjo është çeshtje që lidhet me interesat e mediave që ju drejtoni.

Ndjesë për këdo, po këto e-maile kisha.!”

BUKA KOMENTE1

BUKA KOMENTE 2

Ky shkrim është pronësi intelektuale e “Hashtag.al”

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10