
Arben Ahmetaj përballet “Live” me Baton Haxhiun. Ish-zevendëskryeministri në arrati i drejtohet analistit Baton Haxhiu duke e akuzuar se ka marrë anë dhe se nuk është maskara, ashtu siç pretendon se e ka quajtur Haxhiu.
“Unë nuk jam maskara për këtë që them Baton!”, i është drejtuar gjatë emisionit të Çim Pekës në SyriTv Ahmetaj, Haxhiut, duke shtuar se “Baton, unë mendoj sot se ti ke marrë anë. Baton ti shkove te “Opinioni” se e ripashë. Ti nuk përmende AKSHI-n, ti nuk përmende Thumanë-Kasharin, ti nuk përmende tunelin, ti nuk përmende NBA-në… Me këto merruni vëlla, jo me mua!”
Analisti Haxhiu më shumë se ta kundërsulmonte Ahmetajn, i është justifikuar.
PËRBALLJA AHMETAJ-HAXHIU:
Arben Ahmetaj: Unë nuk jam maskara për këtë që them Baton!
Baton Haxhiu: Unë nuk të kam thënë maskara. Kam thënë që kjo që po bën Beni dhe gjithë pjesa tjetër e Partisë Socialiste është maskarallëk.
Armand Shkullaku: E ke thënë. Ke thënë më vjen turp t’i jap dorën. Këtej e tutje s’e takoj më. Një maskara. Maskarait s’i jepet dora.
Arben Ahmetaj: Baton, unë do të ta zgjas dorën një ditë…
Baton Haxhiu: Mirë, mirë, tash të kthehemi..
Arben Ahmetaj: Ti mos ma jep më.
Baton Haxhiu: Në rregull.
Çim Peka: Jo mo, Batoni është tolerant. Të ka takuar pasi ka thënë këtë fjalë. Ta lëmë këtë.
Baton Haxhiu: Jo, jo prit. Benin e kam takuar…

Armand Shkullaku: Çështja është: akuzat e Ahmetajt a përbëjnë indicie për të hetuar?
Baton Haxhiu: Mos e bëj moderatorin tash Mando! U mor me mu, s’u mor me ty.
Arben Ahmetaj: Baton, unë mendoj sot se ti ke marrë anë. Baton ti shkove te “Opinioni” se e ripashë. Ti nuk përmende AKSHI-n, ti nuk përmende Thumanë-Kasharin, ti nuk përmende tunelin, ti nuk përmende NBA-në…
Baton Haxhiu: E kam një shkrim dhe e kam hedh…
Arben Ahmetaj: Më fal, një sekondë. Unë nuk kam detyrë të tregoj ku kanë shkuar paratë. Unë kam detyrë të tregoj ja ku është tenderi, ja ku është takimi që unë s’e kuptoja dhe e kam thënë dhe në intervistë se unë s’jam marrë ndonjëherë me rrugët kurrë! Ja ku është ana financiare e bilancit të kompanive, pastaj nuk përmende fare as “Air Albania”-n. Po. Dhe kam bërë analizë, jo analizë, i jam referuar bilancit, bilancit. Bilanci tregon 20 milion euro humbje. Dhe thonë se paskam unë borxh. Edhe po t’u kem patur unë ndonjë borxh, verifikojeni, nuk i kalon 200-300 euro, ja po i bëj qejfin kujtdo qoftë 500 euro po nuk dua të merrem me njeri.
Me këto merruni vëlla, jo me mua!
Përballja vjen ditë pas intervistës së Ahmetajt me akuzat e forta kundër Edi Ramës dhe Belinda Ballukut (Lexo më shumë duke klikuar Këtu).
Pas intervistës transmetuar nga Çim Peka në SyriTV, Blendi Fevziu me të ftuarit e tij analizoi akuzat e Ahmetaj, ku ishte i ftuar edhe Baton Haxhiu. Përplasja e sotme Ahmetaj-Haxhiu ishte pikërisht për qëndrimin e analistit në emisionin “Opinion”.


