
Ndërsa i afrohemi zgjedhjeve liderët e partive të reja kanë nisur me sulme dhe akuza ndaj njëri-tjetrit. Drejtuesi i partisë “Mundësia” Agron Shehaj nëpërmjet një video sulmoi drejtuesin e partisë “Shqipëria Bëhet” se ka vjedhur 4.5 milion lekë. Pas kësaj deklarate Lapaj ka reaguar se ajo shumë është një detyrim ndaj tij, pas përfaqësimit si avokat të një kompanie. “Dokumenti në fjalë është bilanci publik sipas ligjit i një kompanie private që tregon se i ka detyrim personit fizik Avokat Adriatik Lapaj 4,5 milion lekë. Në fakt, mua më kanë borxh shumë kompani e persona që i kam përfaqësuar si avokat. E dyta, nuk kam marrë 4,5 milionë, kompania që citon ti m’i ka borxh për punën si avokat. Ka afro 2 vite që nuk më likuidon lekët. Hallet e veta. Nuk i’a kanë dalë! Gënjeshtra jote e parë!”– shkruan Lapaj në profilin e tij.
Agroni sot ka thënë që unë kam marrë para nga krimi për politikë. Ka nxjerrë dhe një dokument që ai pretendon se unë…
Posted by Adriatik Lapaj on E mërkurë, 5 shkurt 2025
Shehaj akuzoi gjithashtu se kompania është e sekuestruar nga SPAK-u, ndërsa Lapaj kundërshton duke thënë se administratori i kompanisë është nën hetim për çështjet e tij personale.
“Ju thoni që kompania në fjalë është sekuestruar nga Spaku duke synuar që të krijoni dëmtimin tim si imazh te votuesit. Pra, doni të krijoni perceptimin që Adriatiku bashkëpunon me krimin. Në fakt, kompania në fjalë nuk është e sekuestruar nga Spak. Gënjeshtra jote e tretë! Administratori saj është nën hetim dhe është nën hetim për punë të veta që nuk lidhen as me funksionin e tij si administrator. Halli i vet!”– shkruan Lapaj.
Sipas Shehaj kjo vjedhje është një teatër i madh me në krye Ramën. “Ky është një teatër i madh! Është një mashtrim i madh që ka një regjizor, që është Edi Rama. Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal. I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur. Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm. Të kompromentuar.”– shkruan Shehaj.
Përgjigje për Adriatik Lapajn: Jo vetëm ka marrë para të pista, por arsyeja pse i ka marrë është dhe më e rëndë. Këto…
Posted by Agron Shehaj on E mërkurë, 5 shkurt 2025
Ndërsa Lapaj shpjegon se profesioni i tij si avokat mund ta përfaqësoj atë kompani edhe në SPAK. “Gënjeshtra jote e katërt! Kjo për të qenë korrekt, se unë dhe sot mund ta përfaqësoj pa problem atë kompani ose administratorin e saj edhe në Spak se kjo është puna ime. Përfaqësues ligjor! Avokat!”– përfundon Lapaj.


