Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj i ka vënë kushte Partisë Demokratike për aleancën në zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë së Tiranës. Shehaj në një konferencë për mediat e tha qartë që ulet në negociata me PD-ën vetëm nëse është dakort për një kandidat nga shoqëria civile. “Nëse duan të dinë a mbështesim një kandidat të Partisë Demokratike, është e kotë që ulemi në negociata, përgjigjja është “Jo!”. Nëse janë të gatshëm dhe e kanë ndarë mendjen që të kandidojnë një përfaqësues të opozitës që të bashkojë opozitën dhe që të marrë vota përtej votave të partive opozitare, atëherë dakort.”-tha Shehaj dhe e bëri të qartë që ka edhe emra konkretë edhe pse nuk përmendi asnjë prej tyre. Ai përforcon logjikën duke bërë edhe llogari me shifra: “PS ka marrë pothuaj 44% të votave po të llogarisim dhe votat që ka marrë PSD, shanset që një kandidat i opozitës i njërës prej partive politike të fitojë zgjedhjet janë shumë të vogla. E vetmja mënyrë dhe e vetmja alternativë është të kemi një kandidat që vjen jo nga radhët e partive politike.”-përsërit Shehaj i cili këmbëngul te një një kandidat jopolitik, jo nga Partia Demokratike.

“Tirana ka qytetarë të ndershëm, punëtorë të aftë pa fund. Ka shumë që janë të gatshëm të lënë punët e tyre dhe të vendosen në shërbim të qytetarëve të Tiranës.”-është argumenti i radhës, duke renditur një sërë cilësishë, por duke përjashtuar kandidatin nga PD-ja. Shehaj kërkon një përgjigje të prerë nga PD-ja duke thënë se ata duhet të thonë është apo nuk është për një kandidat të tillë: “Nuk mund të luajë me dy porta duke thënë edhe jemi edhe s’jemi. Duhet ta ndajë ose do vazhdojë me mënyrën e vjetër duke nxjerrë një kandidat që përfaqëson PD-ën ose me mënyrën e re që opozita nxjerr një kandidat të përbashkët”- vijon ai duke kujtuar se ka 2 muaj që e ka bërë këtë propozim. Sa i përket emrave konkretë, Shehaj përgjigjet duke thënë se ka disa alternativa shumë të mira dhe se është i bindur që mund të fitojnë përballë kandidates socialiste që të gjithë e dinë që ka dosje në SPAK se ka abuzuar me paratë e qytetarëve shqiptarë, referuar këtu ish-ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Kandidati jopolitik sipas tij është e vetmja mundësi për të bashkuar opozitën. “Ky është një fillim, le ta fillojmë me bashkinë e Tiranës. Ky është një shans i artë që pas 12 vitesh kemi një palë zgjedhje ku opozita fiton.”-tha Shehaj. “Nuk kemi marrë një përgjigje të prerë nga PD nëse është apo nuk është për një alternativë të tillë. Përgjigjet kanë qenë të llojit edhe mundet, të shohim. Por propozimi ynë ishte i qartë. Na kërkohet të futemi në negociata, por para se të zhvillojmë cdo lloj negociate është me rëndësi që PD të thotë është apo nuk është për një kandidat të tillë e nuk mund të luajë me dy porta duke thënë edhe jemi edhe s’jemi. Duhet ta ndajë ose do vazhdojë me mënyrën e vjetër duke nxjerrë një kandidat që përfaqëson PD ose me mënyrën e re që opozita nxjerr një kandidat të përbashkët”, -tha kreu i Mundësisë, duke nxjerrë si pretendim edhe përfshirjen në negociata edhe forcat e tjera: Duhet t’i shtrijmë dorën të gjithëve, Qorit, Lapajt, Shabanit, të gjithëve pa përjashtim! Opozita nuk ka luksin të vendosë veto.”-tha Shehaj.

Oponenca e Besart Xhaferrit nga Partia Demokratike

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri në “Gogo.al” tha se ai personalisht mbështet një figurë politike. “Një emër nga Partia Demokratike dhe shumë i respektuar, politik. Ne nuk mund të biem pre e kushtëzimeve të partive të vogla. Partitë e vogla vijnë te partia e madhe. Nuk mund të bie pre partia e madhe te partia e vogël. Unë jam kundër kësaj. Partitë e vogla janë gati të nxjerrin kandidaturë por kuptohet ashiqare që do jenë patericë të kandidaturës së Ogerta Manastirliut. Kjo dihet sepse është sistemi. Si koncept më duket nonsens kjo, hajde të marrim një nga shoqëria civile dhe të bashkojmë të djathtën. S’ka lidhje. Ne do propozojmë 10 figura të Partisë Demokratike. Me ata që duan të na bashkohen i diskutojmë dhe vendosim.”-tha Xhaferri duke ulur pritshmëritë e Shehajt.

Në valën e negociatave, Alimehmeti pranon propozimin e Shehajt

PD ka ndryshuar qëndrim duke pranuar edhe kushtin e Agron Shehajt për kandidat jopolitik për bashkinë e Tiranës. I mandatuar nga PD-ja për negociata me spektrin e djathtë, Ilir Alimehmeti ka thënë për “Euronews Albania” se: “Jemi të hapur për të diskutuar figura publike, të njohura, të angazhuara në kauza qytetare dhe jo domosdoshmërisht politike,” u shpreh ai. Alimehmeti ka përjashtuar bashkëpunimin me partinë e Arlind Qorit duke thënë se janë boshte të kundërta politike.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10