Pastori Akil Pano organizoi ditën e sotme një protestë në Sheshin Skënderbej, ku morën pjesë qytetarë dhe mbështetës të tij, për të kundërshtuar miratimin e ligjit për barazinë gjinore dhe për t’i bërë thirrje Presidentit Begaj të mos e dekretojë ligjin e kaluar me votat e mazhorancës. Pano u shpreh me ton të fortë politik, duke e quajtur kryeministrin “faraon”, ndërsa mazhorancën në pushtet e përshkroi si “një sekt”.

Në fjalimin e tij, pastori sulmoi projektin e barazisë gjinore, duke thënë: “Kryeministri dhe mazhoranca e sektit të Rilindjes ju mirëpret në botën e re të njeriut me shumë gjini, por pa nderin, pa besën, pa moralin, pa besimin dhe lirinë e të parëve tanë… Faktet tregojnë që faraoni ka ngritur një statujë të lartë dhe kërkon nënshtrim dhe përulje, por ne në Shqipëri ende mund të gjejmë disa burra dhe disa gra të papërlyer nga e keqja, nga korrupsioni moral, korrupsioni shpirtëror, njëlloj si Danieli i Biblës dhe miqtë e tij, të cilët refuzuan ti përulen statujës së faraonit.”

Po a po ngre Akil Pano një lëvizje të re politike konservatore në Shqipëri? Kush po e mbështet nëse po?

Ambiciet politike të familjes Pano nuk kanë qenë të fshehta pasi djali i kësaj familjeje Xhonatani kandidoi për Partinë Demokratike, edhe pse nuk fitoi.

Lidhur me kundërshtinë ndaj Ligjit për Barazinë Gjinore u duk jo një përballje e fortë e linjës konservatore që ata përfaqësojnë duke legjitimuar kinsedebatin në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa procesi nuk pati një diskutim real në shoqëri, duke fuqizuar protestat vetëm pasi ligji u miratua.

A po e përdorin momentin për valencë politike?

Xhonatan Pano në spotin për PD-në

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11