Është pak e vështirë ta imagjinosh njeriun më të pasur të botës (së paku sipas revistës Forbes) si viktimë, por Elon Musk kështu po e portretizon veten kohët e fundit. Disa herë ai ka deklaruar se është manipuluar nga të tjerët në marrjen e vendimeve të tij më të rëndësishme… e nisi me fëmijën e tij e tanimë edhe me konfliktin që ka me biznesmenin Sam Altmanin.

Konflikti me OpenAI

Të hënën Elon Musk ngriti një padi të re kundër OpenAI, duke rihapur kështu betejën ligjore mbi inteligjencën artificiale.

Padia e Muskut përqendrohet rreth pikëpamjes së tij se ai ishte “manipuluar” nga Sam Altmani (CEO-ja i OpenAI) dhe Greg Brockman (presidenti i OpenAI), për të bashkëthemeluar firmën e inteligjencës artificiale mbi bazën se do të ishte një organizatë jofitimprurëse.

Pasi Elon Musku pranoi dhe investoi miliona dollarë, ai tashmë pretendon se ishte “tradhtuar nga Altman dhe bashkëpunëtorët e tij” pasi ata, së bashku me Microsoftin, kishin krijuar një rrjet të errët të filialeve fitimprurëse të kompanisë. Gjë që sipas Muskut, kërcënon njerëzimin me avancimin e pakontrolluar të Inteligjencës Artificiale.

Në fakt, miliarderi e kishte paditur OpenAI që në muajin shkurt, por hoqi dorë nga padia në qershor, pa dhënë shpjegime, fill pasi OpenAI publikoi disa emaile të vjetra mes palëve.

Elon Musk dhe Sam Altman së bashku në vitin 2015

Avokati i Muskut, Marc Toberoff, pretendon se padia e re kishte dallime të mëdha nga çështja që kishin ngritur në fillim të këtij viti.

Padia e parë u ngrit në gjykatën e shtetit të Kalifornisë, e reja u ngrit në gjykatën federale në Kaliforninë Veriore dhe është gati dyfish në gjatësi. Në kontrast me padinë origjinale, e reja përfshin pretendimet se OpenAI po angazhohet në aktivitet shantazhi.

“Kjo padi shpërthen në filantropinë e të pandehurve dhe i mban ata përgjegjës për keqinterpretimet e tyre ndaj Muskut dhe publikut. Bëhet fjalë për shumë më tepër se për një start-up prej 100 miliardë dollarësh, e ardhmja e Inteligjencës së përgjithshme artificiale qëndron në ekuilibër.”– tha avokati Toberoff në një deklaratë të hënën, citon CNN.

Padia pretendon se Musk ishte “tradhtuar nga Altman dhe bashkëpunëtorët e tij. Tradhtia dhe mashtrimi janë të përmasave shekspiriane.”

Padia e parë prej 83 faqesh pretendonte se partneriteti i OpenAI me Microsoft-in “ndryshoi narrativën” e misionit origjinal të kompanisë.

“Në partneritet me Microsoft-in, Altman krijoi një rrjet të errët të filialeve fitimprurëse të OpenAI, të angazhuar në vetë-marrëveshje të shfrenuara, sekuestroi Bordin e OpenAI dhe thau në mënyrë sistematike organizatën jofitimprurëse të teknologjisë dhe personelit të saj të vlefshëm.”– thuhet në padi.

Kur Musk bëri padinë e parë në Mars, OpenAi i quajti akuzat “jokoherente” dhe “të pavlera” dhe publikoi disa nga emailet që ishin shkëmbyer mes tyre. Emailet tregonin që Musk pranonte nevojën që kompania të bënte shuma të mëdha parash për të financuar burimet kompjuterike të nevojshme për të fuqizuar ambiciet e saj të Inteligjencës Artificiale, të cilat qëndronin në kontrast me pretendimet në padinë e tij.

Padia e re pretendon se Altman dhe Brockman e manipuluan për të bashkëthemeluar OpenAI.

“Rasti i Elon Musk kundër Sam Altman dhe OpenAI është një përrallë shkollore e altruizmit kundër lakmisë. Altman, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, qëllimisht e mashtroi Muskun, duke i prerë shqetësimin humanitar për rreziqet ekzistenciale të paraqitura nga inteligjenca artificiale.”- thuhet në padi.

Pasi u largua nga OpenAI, vitin e kaluar biznesmeni Elon Musk themeloi kompaninë e tij rivale të quajtur xAI, dhe ka ndërtuar një chatbot të ngjashëm me ChatGPT të OpenAI. Mirëpo Chatbot-i i Muskut ka dështuar të fitojë popullaritetin ose partneritetin me kompanitë e mëdha të teknologjisë ashtu sikurse ChatGPT ka arritur.

Elon Musk pretendon se u manipulua edhe për ndryshimin e gjinisë së fëmijës

Në një intervistë me Jordan Peterson në muajin korrik, Elon Musk pretendoi se ai ishte “mashtruar” kur dha miratimin e tij për trajtimet që djali i tij Xavier bëri në moshën 16-vjeçare, për ndryshimin e gjinisë.

“Kjo ndodhi me një nga djemtë e mi. Unë në thelb u mashtrova për të nënshkruar dokumente për një nga djemtë e mi, Xavierin. Kjo ishte para se të kuptoja se çfarë po ndodhte. COVID-19 ishte nëpër këmbë, kishte shumë konfuzion dhe më thanë se Xavier mund të bënte vetëvrasje nëse nuk do i kryente procedurat.”– tha Musk në këtë intervistë.

Pas kësaj, ai pretendon se e humbi të birin e tij duke e quajtur të vdekur.

“Unë e humba djalin tim, në thelb. Ata e thërrasin atë me emrin e tij të ri prej transeksuali për një arsye. Arsyeja pse quhet me këtë emër të ri është sepse djali ka vdekur. Djali im Xavier ka vdekur, i vrarë nga virusi i së majtës progresive.”– shtoi ai.

Për shkak të kësaj përvoje, Musk thotë se u kthye në një kundërshtar të zjarrtë të procedurave për ndryshimin/afirmimin e gjinisë.

Pas intervistës së bujshme, ai foli përsëri në rrjetin e tij social “X” pas intervistës, ku u shpreh se fëmija i tij kishte lindur “gay dhe pak autik” dhe pretendoi se këto tipare “kontribuojnë në disforinë gjinore“.

Por çfarë thotë vajza e tij për këtë? Dikur Xavier, tashmë ajo ka ndryshuar jo vetëm emrin por dhe mbiemrin e saj duke u bërë ligjërisht Vivian Jenna Wilson pasi nuk ka dëshirë të ketë të bëjë më me të atin. Nëpër postime, Vivian i hodhi poshtë deklaratat e të atit për fëmijërinë e saj duke i quajtur “krejtësisht të rreme“. Ajo e kritikoi atë gjithashtu duke thënë se po përpiqej t’i shiste publikut stereotipe të dëmshëm për njerëzit trans dhe queer në “një përpjekje për të mbledhur pikë simpatie”.

“Ai nuk e di se si isha unë si fëmijë, sepse ai thjesht nuk ishte aty.”- tha vajza transgjinore e Muskut në një postim. Edhe atëhere kur babai i saj ishte i pranishëm, ajo pretendon se ai “e ngacmonte pa pushim” për “feminilitetin dhe çuditshmërinë e saj”.

Vivian Jenna Wilson

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11