
Ilir Alimehmeti një nga më të votuarit nga grupi i Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishte i pranishëm në kafen e Salianjit me pjesën tjetër të demokratëve më të votuar, duke qëndruar që nga fillimi me ta. Ky takim apo kjo kafe u duk si një fraksion në PD, me personazhe që u pozicionuan kundër Berishës dhe eksponentëve.

Ilir Alimehmeti dhe Nikoll Lesi
Mirëpo ajo që çuditi ishte se Alimehmeti u pa edhe në tryezën e fundit të mbledhur nga Sali Berisha, ku morën pjesë aleatë të tij dhe përfaqësues të shoqërisë civile si Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Agron Duka, Tedi Blushi, Sali Shehu, Adriatik Alimadhi dhe të tjerë, ndërsa munguan disa figura që kishin paralajmëruar refuzimin e ftesës. Konkretisht, nuk morën pjesë Agron Shehaj i “Mundësia”, Adriatik Lapaj i “Shqipëria Bëhet” dhe Arlind Qori i “Lëvizja Bashkë”, si dhe PDIU.

Në fjalën e tij në takim Alimehmeti theksoi se Shqipëria ndodhet në një emergjencë kombëtare për shkak të qeverisjes nga njerëz që ai i cilësoi antikombëtarë dhe antimoralë, të cilët po dëmtojnë jo vetëm fondet, por edhe të ardhmen e fëmijëve. Alimehmeti nënvizoi se opozita duhet të vendosë nëse do të marrë rolin e spektatorit apo të aktorit, duke shtuar se qeveria nuk rrëzohet me fjalë ose nga sallat e konferencave, por përmes veprimit dhe protestave të organizuara në rrugë. Ai theksoi gjithashtu nevojën që opozita të qëndrojë e bashkuar kundër shpopullimit dhe korrupsionit, duke komunikuar me qytetarët nga pragu i shtëpive deri tek institucionet.

Çfarë po ndodh me Alimehmetin, a e ka bindur Berisha të tërhiqet nga rebelizmi me
Salianjin?

Pas këtyre dy takimeve, reagon edhe Ervin Salianji. Në një intervistë foli në “MCN” TV, ai është munduar të sqarojë arsyet që sipas tij Alimehmeti nuk po e ndjek më atë.
“Alimehmeti ka qenë, u qëndron mendimeve të veta, por takimet do edhe kohë, edhe energji… Por ka axhendat e veta në Tiranë, sepse është në Këshill Bashkiak, jep mësim.”


