Edi Rama me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, kur ai kishte ardhur me pushime në Shqipëri në vitin 2016

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka gjetur një zgjidhje për të mbrojtur veten, por dhe për të përmirësuar imazhin e tij, pas krizës së fundit që pati në Bashkinë e Tiranës, siç e pranon dhe vetë ai.

I gjendur para një presioni të madh mediatik, politik e ligjor lidhur me hetimet për “Dosjen 5D” dhe hetimet për Inceneratorin e Tiranës, por dhe përballë neglizhencës publike të kryeministrit Edi Rama (Lexo këtu), Veliaj nuk ka qëndruar duarkryq.

Kështu ai ka kontraktuar dy kompani britanike dhe gjermane për ta ndihmuar në marrjen e vendimeve dhe proceset e zbatimit të projekteve për transparencë, sipas tij, maksimale.

“Prej kësaj mundësisë së jashtëzakonshme që kjo krizë e vogël në Bashkinë e Tiranës prodhoi, ne kemi marrë disa vendime.”- pranoi ai këtë të mërkurë, në një takim me të rinjtë e kryeqytetit, kur bëri me dije vendimet.

Konkretisht, marrëveshja e parë ka të bëjë me filtrimin e procedurave dhe mënyrës së funksionimit të organizatës si merren vendimet, si kontrollohen ato, mënyra e zbatimit të projekteve, por edhe inspektimin e zbatimit të tyre, për transparencë maksimale. Kompania britanike ka filluar punë që në datën 1 gusht dhe do të prodhojë ndryshime në procedura. Ndërsa e dyta lidhet me verifikimin e të gjitha procedurave, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me standardet e BE-së.

“Pra krejt papritur nga një krizë, ti prodhon një mundësi për të përmirësuar veten dhe për të përmirësuar skuadrën.”– shtoi Veliaj.

Mirëpo ajo që mësohet është se firma britanike me të cilën Veliaj ka lidhur marrëveshjen është “Delivery Associates”. Një firmë globale këshillimore, e cila e prezanton veten si kompania që ka kontrata bashkëpunimi me më shumë se 60 qeveri në botë, të cilat i ndihmon në politikat e mirëqeverisjes dhe transparancës.

Por lajmi është se kjo kompani është themeluar dhe drejtohet nga Michael Barber. Me pak hulumtim gjejmë se Barberi është një ish-bashkëpunëtor i ngushtë i ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, këshilltarit të dashur të Edi Ramës. Barber ka shërbyer në dy qeveritë e Tony Blairit. Fillimisht ka shërbyer si këshilltar kryesor i Sekretarit të Shtetit për Arsimin mbi Standardet e Shkollës gjatë mandatit të parë të Blairit, nga viti 1997 deri në vitin 2001. Gjatë mandatit të dytë, nga viti 2001 në 2005-ën, Barber shërbeu si këshilltar kryesor i kryeministrit (lexo këtu).

Michael Barber majtas me Tony Blairin djathtas/2015

Ish-kryeministri britanik Tony Blair është një nga këshilltarët më të mirë të Ramës. Marrëdhënia me Blairin nisi kur Rama ishte drejtues i PS-së në opozitë. Asokohe, ai lidhi një marrëdhënie me këshilltarin e Blairit, Alastair Campbell. Kjo marrëdhënie ishte fokusuar që nga orientimi në politikën botërore deri tek “sekretet” e marrëdhënieve publikun që duheshin përdorur për të fituar zgjedhjet. Me ndihmën e Campbellit, Rama realizoi një fushatë të sukssesshme dhe erdhi në pushtet. Më pas Blairi vizitoi Tiranën në tetor të 2013-ës, ku u prezantua gjithashtu si këshilltar i qeverisë shqiptare dhe nisi një bashkëpunim me Ramën, që sipas këtij të fundit po bëhej pa pagesë. Blairi e ka vizituar shumë herë Shqipërinë dhe marrëdhënia me Ramën ka vijuar ndër vite.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10