
Një studim i ri shkencor i realizuar në Korenë e Jugut ka tërhequr vëmendje pasi ka shqyrtuar lidhjen e mundshme midis vaksinimit kundër COVID-19 dhe rrezikut për zhvillimin e kancerit brenda një periudhe njëvjeçare. Edvin Prifti kardiologu i njohur shqiptar e ka shpërndarë në rrejetet e tij social këtë studim duke e cilësuar gjithë proçesin e vaksinimit si “një urretje ndaj njeriut, një holokaust pa asnjë diskriminim”. Studimi, është botuar në revistën shkencore “Biomarker Research” (shtator 2025) dhe analizoi të dhënat e më shumë se 8 milionë qytetarëve koreanë, duke përbërë një nga analizat më të mëdha të këtij lloji në botë.

Por cili ishte qëllimi i këtij studimi?
Që prej fillimit të pandemisë, disa studiues kanë ngritur pyetje mbi efektet afatgjata të infeksionit dhe vaksinimit kundër COVID-19. Megjithatë, të dhënat reale mbi këtë temë kanë qenë të kufizuara. Prandaj, ky studim kishte për qëllim të kuptonte nëse ekziston ndonjë lidhje statistikore midis vaksinës kundër COVID-19 dhe rritjes së incidencës së kancerit.
Të dhënat e marra nga baza kombëtare e sigurimeve shëndetësore të Koresë së Jugut, përfshinë individë të vaksinuar dhe të pavaksinuar midis viteve 2021 dhe 2023. Pjesëmarrësit u ndanë në disa grupe: të pavaksinuar, të vaksinuar pa dozë përforcuese (booster) dhe ata që kishin marrë edhe dozën përforcuese. Studiuesit përdorën metoda statistikore për të krahasuar grupet, duke marrë parasysh faktorë si mosha, gjinia dhe lloji i vaksinës. Pas analizës, studiuesit vërejtën se në një periudhë 1-vjeçare pas vaksinimit, kishte një rritje të lehtë, por të dukshme statistikisht, të rrezikut për disa lloje kanceresh, përfshirë: Tiroiden, Stomakun, Zorrën e trashë, Mushkëritë, Gjirin dhe Prostatën.
Autorët e studimit gjithashtu theksojnë se këto rezultate nuk provojnë që vaksina shkakton kancer, por tregojnë një mundësi më shumë për të ndodhur. Ata shtojnë se faktorë të tjerë, si mosha, stili i jetesës, gjendja shëndetësore apo historiku mjekësor, mund të kenë ndikuar në këto përfundime.
“Studimi ynë sugjeron se mund të ekzistojnë lidhje të caktuara midis vaksinimit kundër COVID-19 dhe incidencës së disa llojeve të kancerit, por nevojiten kërkime të mëtejshme për të përcaktuar nëse këto marrëdhënie janë shkakësore apo përkohshme,” shkruajn ata në përfundim të studimit.


