Propaganda rilindase kap tani nivele vërtet qesharake. Deputetët pozojnë në video sikur janë në Danimarkë a Norvegji dhe “ndihmojnë” me pazarin ndaj të moshuarve. Çështja është se shoqëria shqiptare nuk vuan nga vetmia, sepse dhe në rastin më të keq kur fëmijët janë në emigracion ndihmojnë fqinjët e fisi (fatmirësisht e zotërojmë ende afërsinë e solidaritetin), problemi është se me pensionet qesharake që jep qeveria e Zegjine Çaushit, pensionistët kanë të siguruar vetëm dy ditë ushqim, dule hequr koston e ilaçeve.

Deputetja Çaushi shfaqet aq dashamirëse, sa me dorën në sup dhe buzën në gaz i njeh vetes një akt të jashtëzakonshëm solidariteti pikërisht në “Ditën e Humanizmit”. Një shembull i qartë, si shumë të tjerë dhënë prej saj dhe kolegëve të tjerë, se humanizmi ka ditë të shënuara, ndryshe nga ngritja e kartonëve pro nismave në dobi të qytetarëve në Kuvend. Në një kohë kur pensionistët kërkojnë rritje të pensioneve, qeveria akordon vetëm indeksime të tyre, në përqindje të papërfillshme, krahasuar me kostot e shtuara të jetesës.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të nxehtë gushti, bëra pazarin për z. Reshat, që të mos dilte në këto temperatura të larta. Duke qenë se ka probleme me shikimin, një ndihmë e vogël mund t’ia lehtësojë ditën. Në Ditën e Humanizmit, kujtojmë se humanizmi nis nga gjestet e vogla dhe kujdesi për njëri-tjetrin. Të kujdesesh për dikë dhe t’ia lehtësosh sadopak ditën, është një nga format më të bukura të humanizmit.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10