Revolta studentore që vijon prej 10 ditësh në Tiranë përveç problematikave të arsimit ka nxjerrë në pah edhe mënyrën sesi trajtohen efektivët e Policisë së Shtetit që punojnë me orare të tejzgjatura pune. Ka mjaftuar vetëm një video 10-sekondëshe, ku një grup të rinjsh thyejnë një prej kioskave tregtare në kryeqytet, në të cilën shfaqet një punonjës policie që i kërkon të riut që mbushi xhepat me produkte t’i afrojë një briosh të paketuar. I riu refuzon t’ia japë, ndërsa polici nuk ngurroi dy herë të zgjasë dorën për ta marrë, pas shumë e shumë orësh pune, plot aksion dhe përballje me të rinjtë që thyen e dogjën disa objekte në Tiranë. 

Videoja që fillimisht u shpërnda si meme në rrjetet sociale u shoqërua me diçitura të shumta, si “nuk mbahet shpirti me molto”, si dhe e kanë paralelizuar me “sufllaqet” që partitë ofrojnë gjatë fushatave për të rinjtë e forumeve përkatëse. 

Polici në video nuk ishte i vetmi i uritur në rrathët e tij, ai mori dy brioshë, për t’ia ofruar mbase kolegëve të tij. Ajo që u intrepretua si mjerim e babëzi, i ka rrënjët më të thella, ndaj lind pyetja: Si duhet të trajtohen policët gjatë shërbimeve të posaçme si tubimet apo protestat? A i marrin policët shqiptarë dietat ushqimore dhe kompensimet financiare? A iu paguhen në kohë orët shtesë të shërbimit, brenda dhe jashtë juridiksionit që mbulon Drejtoria Vendore e Policisë, në të cilën shërbejnë?

VKM-të mbeten vetëm në letra

Në fund të dhjetorit të vitit 2025, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim që përcakton kriteret dhe procedurat e trajtimit me ushqim gjatë qëndrimit në punë për punonjësit e Policisë së Shtetit, studentët, kursantët dhe disa kategori të tjera që trajtohen nga strukturat policore. 

Sipas vendimit, punonjësve të Policisë së Shtetit me kohëzgjatje 8 orë u jepet një vakt drekë për shërbimet. Tri vakte ushqim parashikohen për efektivët e angazhuar në gatishmëri, ruajtje rendi, siguri zgjedhore, situata emergjente, fatkeqësi natyrore, aktivitete masive apo çdo rast kur orari i punës tejkalon 8 orë. Po ashtu, prashikohet edhe një vakt drekë për trajnimet njëditore (8 orë) dhe tri vakte ushqimi për trajnimet shumëditore, me skemë të posaçme për ditën e parë dhe të fundit.

Në një situatë si protesta 10-ditore, çfarë i shty policët të zgjasnin duart drejt një kioske të thyer, për t’u ushqyer me brioshë?

Sipas vendimit, shërbimi do të realizohej përmes mensave ose shërbimit të gatimit/shpërndarjes (catering), në përputhje me procedurat e prokurimit publik. Në rastet kur shërbimi me ushqim nuk mund të ofrohet, punonjësit e Policisë së Shtetit do të marrin kompensim financiar, i cili do t’u kalojë në llogaritë bankare.

Tani që Rama miratoi shpërblimin prej 2500 eurosh për policët që ishin në shërbim gjatë protestave, a do t’iu kompensohen paratë e dietave, nëse shërbimi ushqimor nuk iu është ofruar?

Kësisoj, “moltoja” shkon përtej babëzisë, është pasqyrë sesi trajtohen efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët duhen t’iu binden urdhërave edhe për të dhunuar të mitur që protestojnë për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre. Problematika të tilla janë hasur edhe një vit më parë, kur 200 efektivëve të FNSH-së nuk iu ishin paguar dietat prej dy muajsh, ndërsa shpenzimet për ushqimin dhe akomodimin janë detyruar t’i paguajnë vet.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18