Në një foto që qarkullon në rrjete sociale duket fytyra e një zjarrëfikësi e nxirë nga hiri i zi i zjarreve. Ai është ulur në tokë dhe sytë i mban i qetë të fiksuar te lentja e aparatit. Pas tij gjallon vetëm një degë e gjelbër, e gjithçka tjetër është shkrumbuar. Në përpjekje për të marrë protagonizmin, zjarrëfikësi ka harruar një detaj; kostumin e kuq, të pastër pa asnjë rrudhë a njollë. Komentet nuk e kursejnë ironinë dhe kritikën kur kërkojnë të hiqet kjo foto se është turp kush e shikon, “Veshja e pastër si drita dhe surrati sikur ka fikur zjarrin me turi”-shkruajnë ndjekësit në rrjetet sociale.

Jo shumë larg prej tij janë djegur mijëra ha pyje, kullota, zjarret kanë detyruar banorët të braktisin shtëpitë. Fotot në rrjete sociale kanë treguar se si të moshuarit largohen nga banesat duke mos ditur nëse do mund të shpëtohen apo jo.

Bagëti të djegura, bimësi e shkrumbuar, varreza në flakë, landfille si bomba ekologjike në zjarr e shtëllunga tymi, shteti nuk dihet a është në luftë me zjarret apo në garë për foto. Kjo është panorama që ka skuqur dhjetëra vatra që janë në mëshirë të erës.

Shqipëria, (jo kjo e fotove me uniforma të hekurosura), po digjet. Vetëm gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur dhe proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në qarqe si Tirana, Saranda, Gjirokastra, Kurbini, Dibra, Vlora dhe qytete të tjera.

Sipas raportit më të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë evidentuar 45 vatra zjarri, prej të cilave 21 mbeten ende aktive, 16 ndodhen nën monitorim dhe 8 janë konsideruar të fikura. Vëmendje e veçantë i është kushtuar vatrave në zonën e “Liqenit të Luleve” brenda Parkut Kombëtar të Lurës, në Qafë Buall (bashkia Bulqizë), Majën e Paliskës pranë Dukatit në Vlorë, si dhe në fshatrat Kalasëvergo dhe Ploç në Delvinë.

Përtej sfilatës me dronët Bajraktar e helikopterët Cougar, zjarret në fshatra nuk presin. Banorët i shuajnë flakët me shkurre duke u djegur nga nxehtësia e shkëndijat që u bien mbi trup.

A është kjo foto e zjarrfikësit të hekurosur, me 5 gishtërinjtë e mbetur në fytyrë, simboli i vërtetë i qeverisë shqiptare, që tund flamurin e propagandës?

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11