Nga Xhensil Shkëmbi

Fytyra që Korça nuk e sheh.

Në mes të zhurmës së qytetit, pranë një fugoni që shërben si fast-food, ku tymi ngrihet i nxehtë dhe njerëzit presin radhën për dy kërnace e pak qepë, ajo rri e ulur në heshtje. Një shall i trashë i mbështjell kokën, si për ta mbrojtur nga i ftohti apo nga bota. Sytë i ka të lodhur. Jo nga dita. Nga vitet. Në ballë duken shenjat e kohës, jo vetëm rrudhat. Janë si gjurmë betejash të vogla, të përditshme. Beteja që nuk bëhen lajm. Që nuk hapin edicione informative. Por që lënë plagë. Ajo dredh një cigare me lëvizje të mësuara. Duart i ka të forta, të ashpra, si të dikujt që ka punuar shumë. Ndoshta tokën. Ndoshta shtëpinë. Ndoshta jetën. Pas saj, qyteti vazhdon normalisht. Të rinjtë qeshin. Dikush porosit. Dikush nxiton.

Korça ecën përpara.

Por fytyra e saj duket sikur ka mbetur diku pas.

Në atë shikim ka diçka më shumë se varfëri. Ka lodhje. Ka dorëzim të përkohshëm. Ka një histori që askush nuk e ka dëgjuar.

Ajo është një profil i panjohur.

Një nga qindra që kalojmë çdo ditë pa i parë vërtet.

Në vitin 2026, në një qytet që flet për zhvillim, modernizim dhe turizëm, ka ende fytyra që mbajnë brenda tyre një Korçë tjetër, atë të heshturën.

Dhe ndoshta pyetja nuk është kush është ajo.

Pyetja është:

A e shohim?

Profil i panjohur – Korçë, 2026!

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14