Policia e Shtetit ka reaguar pas ankesave se disa bizneseve u janë bërë revieë negative në llogaritë e tyre. Vetë kreu Skënder Hita ka bërë një dalje publike duke u shprehur se ky është një shqetësim serioz: “Sot jam para jush, për të bërë publik një shqetësim serioz, i cili lidhet me një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike. Kjo veprimtari, nëse konfirmohet nga hetimet, rrezikon të dëmtojë jo vetëm biznese të caktuara, por dhe sektorin e turizmit dhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe mikpritës.”

Hita flet për aktivitete të dyshuara si të koordinuara në platformat online, që sipas tij: “Konsiston në publikimin masiv të vlerësimeve (revieës) dhe komenteve negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit në Shqipëri… Rezultojnë indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar në platformat ndërkombëtare të vlerësimit të hoteleve, restoranteve, resorteve dhe destinacioneve turistike.”

Faktet tregojnë se review negative i janë bërë biznesmenit Gjergj Luca. Ai është komentuar pasi publikoi një video kundër protestës. Luca në video shfaq të mitur që punojnë në bizneset e tij, ndërsa të rinj të tjerë dalin në protesta kundër qeverisë, duke i quajtur “Pelikani kasharel”. Pasi të miturit në valën e punës në mes të diellit, thonë se janë secili nga 14 e 15 vjeç, Luca pyet: “A e dëgjuat çfarë thotë ore? Duhet të punosh! Ju vazhdoni gërthisni nga gota e rakisë se ju e doni këtë vend më shumë se sa të gjithë!”

Aktivisti Zirkon Disha ka bërë një reagim publik duke parashikuar sanksione financiare dhe penale për Lucën. Disha shkruan: “Thirrje Drejtorit të Përgjitshëm zotit Skënder Hita: “Përpara se të dalësh dhe të turpërohesh në mbrojtje të oligarkëve kriminal, shihe këtë video! Në çdo vend të botës një ngjarje e tillë jo vetëm do pasohej me bojkot, por sigurisht që ky zotëria do pëballej me sanksione finaciare dhe penale nga institucionet ligjore”.

Disha i është drejtuar me akuza edhe policisë se po përpiqet të kriminalizojë qytetarët që mendojnë ndryshe: “Ju jo vetëm mbyllni sytë, por keni dhe paturpësinë të gjykoni liritë kushtetuese të qytetarëve. Po përpiqeni të kriminalizoni dhjetëra mijë qytetarë, sepse ata mendojnë ndryshe nga ju!”

Në deklaratën për media Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ndër të tjera tha:

“Në kuadër të këtij angazhimi, sot jam para jush, për të bërë publik një shqetësim serioz, i cili lidhet me një veprimtari të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike. Kjo veprimtari, nëse konfirmohet nga hetimet, rrezikon të dëmtojë jo vetëm biznese të caktuara, por dhe sektorin e turizmit dhe imazhin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe mikpritës.

Gjatë ditëve të fundit, strukturat tona të luftës kundër krimeve kibernetike kanë evidentuar një aktivitet të dyshuar të koordinuar në platformat online, i cili konsiston në publikimin masiv të vlerësimeve (revieës) dhe komenteve negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera që ushtrojnë aktivitet në sektorin e turizmit në Shqipëri.

Nga veprimet e para verifikuese, administrimi i kallëzimeve dhe analiza e të dhënave të siguruara deri në këtë fazë, rezultojnë indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar në platformat ndërkombëtare të vlerësimit të hoteleve, restoranteve, resorteve dhe destinacioneve turistike.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, këto llogari dyshohet se kanë publikuar në masë, komente dhe vlerësime negative, me qëllim krijimin e një perceptimi të rremë dhe dëmtimin artificial të reputacionit online të bizneseve shqiptare.

Nga analiza fillestare rezultojnë mbi 10 000 llogari në rrjetet sociale me modele aktiviteti të dyshimtë, të cilat janë aktualisht objekt verifikimi nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit…. Një aktivitet i tillë, nëse provohet se është i qëllimshëm, nuk cenon vetëm interesat e bizneseve të prekura, por prek dhe konkurrencën e ndershme, besimin e konsumatorëve dhe perceptimin e Shqipërisë si destinacion turistik…

Në këtë kuadër, kam urdhëruar strukturat e specializuara, veçanërisht ato të Hetimit të Krimit Kibernetik, që të vijojnë me intensitet të lartë veprimet procedurale për identifikimin e autorëve dhe personave që qendrojnë pas kësaj veprimtarie, gjurmimin e infrastrukturës teknike të përdorur, analizimin e lidhjeve ndërmjet llogarive, evidentimin e mënyrës së organizimit, sigurimin dhe administrimin e provave dixhitale, si dhe bashkëpunimin me platformat online dhe partnerët ndërkombëtarë në përputhje me legjislacionin në fuqi…”

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11