Me afrimin e vjeshtës, kur priten edhe reshje shiu, banorët e ish-Kënetës apo siç njihet ndryshe Durrësi i Ri protestuan, për të kërkuar më shumë vëmendje nga institucionet shtetërore, pasi muaj më parë u përmbytën 3 herë. Banorët u mblodhën në rrugën “Vëllazërimi”, duke bllokuar qarkullimin, ndërsa situata u shoqërua me tensione mes tyre dhe shoferëve që po tentonin të kalonin me automjete.

Një nga protestuesit, i cili u përfshi në debat, u shpreh se rrugën duhet ta bllokojnë çdo ditë. “Më është përmbytur shtëpia tre herë. Jemi hallexhinj, ndërsa kryeministri pi verë 30 mijë euro”, tha qytetari.

Protesta zgjati për rreth një orë, kurse të pranishëm ishin edhe forcat e policisë, të cilët disiplinuan trafikun pas shpërndarjes së qytetarëve.

Durrësi është ndër qarqet më të prekur nga përmbytjet, për shkak se kolektori i ujërave nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për përthirjen e shkarkesave të shiut. Situata më problematike paraqitet në zonën e ish-Kënetës dhe në Nishtullë, ku u prishën edhe disa banesa, me qëllim pastrimin e kanalit kullues dhe parandalimin e përmbytjeve. Po ashtu, përmbytjet kanë shkaktuar edhe viktima në Durrës, ku një kalimtar ra në kontakt me elektricitetin teksa u mbajt në një shtyllë ndriçimi, kur po kalonte rrugën e përmbytur nga reshjet. Sa i takon dëmshpërblimeve, banorët kanë pasur pakënaqësi të shumta.

LËR NJË KOMENT

Ilse Aigner lindi më 7 dhjetor 1964 në Feldkirchen-Westerham. Në vitin 1981, përfundoi arsimin e mesëm të ulët (Mittlere Reife) në shkollën Wilhelm-Leibl-Realschule në Bad Aibling. Pas përfundimit të formimit...
/ Nov 9
Nga Isa Myzyraj Sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian u tregua qartë se përtej vullnetit politik në Tiranë e Bruksel rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë....
/ Nov 10
Tashmë që nuk ka më diskutim që të gjithë po e përdorim Inteligjencën Artificiale, pyetja që lind është: a dimë realisht ta përdorim dhe si po e bëjmë? Inxhinieri i...
/ Oct 28
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.”Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është...
/ Nov 10