Ndërsa ka mbledhur kabinetin e ministrave të tij, Edi Rama u ka dhënë atyre një ultimatum të prerë: “askush nuk duhet ta mendojë dhe as të guxojë, t’i bëhet krah apo mbështetje Erion Veliajt, qoftë kjo mbështetje direkte apo me deklarata publike,” – si në rastin e Bledi Çuçit. Rama e ka të etiketuar Veliajn si një armik që mbështet protestat. Në shënjestër bashkë me Veliajn ka qenë edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i shënjestruar prej Ramës si mëkëmbësi kryesor i Veliajt në rrethanat e mungesës së lirisë.

Ky qëndrim i Edi Ramës përbën një hap të ri në agrisivitetin e tij ndaj linjës “Veliaj”.  

Rasti i hetimeve penale ndaj Veliajt dhe Ballukut, ishin në fakt dy momentet që shërbyen për të shkëputur Ramën nga lidhja integrale me ekosistemin Soros.

Kur SPAK procedoi Veliajn, i cili është investimi i këtij ekosistemi, fondacioni i kërkoi shpjegime Ramës dhe ai iu tha se prevalonte investimi strategjik i Reformës në Drejtësi dhe ligj-zbatimi.

Pak më vonë i erdhi rradha Ballukut. Këtu Rama nuk përdori të njëjtin standard siç kishte përdorur me fondacionin, ai mbrojti hapur Ballukun nga inkursioni i SPAK-ut dhe i tregoi fondacionit SOROS, se kur vjen puna tek interesi i lëkurës së tij, ai i shpërfill rregullat e lojës.

Ky është fiks momenti që e bëri ta parikuperueshme çarjen e tij me fondaconin SOROS, sepse i tregoi këtij ekosistemi që mund ta hedhë në kosh për interesin e vetes së tij dhe të zhbëjë çdo rregull loje.

Përtej shpalljes armik të Veliajt, Rama është shumë i investuar në bashkëpunim me familjen Berisha dhe kanaleve që e lidhin me këtë familje nëpërmjet Belinda Ballukut, të asgjesojë çdo tentativë të politikanëve të rinj në PD për të rifreskuar opozitën.

Në ditët në vijim, aksi Rama- Berisha, nëpërmjet kanalit komunikues të Belinda Ballukut, do të sulmojnë këta tre faktorë:

A. Gjithë linjën Soros-Veliaj

B. Asgjesim dhe këputje krahu të çdo politikani të ri opozitar

C. Goditjen e çdo faktori me ndikim publik, në media, protestë, shoqëri civile, që synon ndryshimin e establishmentit.

Duket se kemi ardhur pikërisht në momentin se kush është çfarë, ndërsa Edi Rama çdo ditë dhe më shumë po i afrohet trajektores së Aleksandër Vuçiç i cili deri në momentin e fundit shpresoi se kambaleci i tij opozitar, Ivica Daçiç, do ishte kambaleci i tij i shpëtimit.

Shënim: Ky artikull është pronësi intelektuale e Hashtag. al

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
Pas lajmeve për konfirmimin e një rasti me malarie në Shqipëri dhe dyshimeve për një pacient të dytë të prekur nga kjo sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar të...
/ Nov 18