Një burrë 38-vjeçar është arrestuar në lidhje me zjarrvënien në rezidencën e guvernatorit të Pensilvanisë, ndërkohë që guvernatori dhe familja e tij po flinin brenda. Zyra e Zjarrfikësve në Harrisburg ndërhyri rreth orës 2 të mëngjesit për të shuar zjarrin, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesë, sipas Policisë Shtetërore të Pensilvanisë. Guvernatori Josh Shapiro konfirmoi se ai, gruaja e tij, katër fëmijët e tyre, dy qentë dhe një familje tjetër që ndodhej me ta, u evakuuan të sigurt.

Cody Balmer, banor i Harrisburgut, u arrestua të dielën, sipas Col. Christopher Paris, komisioner i Policisë Shtetërore. Ai ende nuk është zyrtarisht i akuzuar, por Prokurori i qarkut Dauphin, Fran Chardo, tha se planifikon të ngrejë akuza për: vrasje të mbetur në tentativë, terrorizëm, zjarrvënie të rënduar, sulm të rënduar ndaj personave të caktuar (zyrtarë) Ai gjithashtu mund të përballet me akuza federale, pasi, sipas autoriteteve, kishte me vete pajisje të improvizuara zjarrvënësedhe veprimi i tij ishte i qëllimshëm, megjithëse motivi mbetet i panjohur.

Balmer kaloi gardhin dhe hyri me forcë në rezidencë përpara se të vinte zjarrin. Ai qëndroi brenda më pak se një minutë dhe iu shmang trooper-ëve që po e kërkonin në të njëjtën kohë. Autoritetet thanë se ishte shumë i përgatitur dhe metodik. Pamjet nga vendi tregojnë dëmtime të rënda në ndërtesë, me mobilie të djegura, mure e tavane të nxira dhe mbetje të darkës së Pashkës Hebraike që kishte organizuar Shapiro një natë më parë.

Guvernatori Shapiro deklaroi se nuk do të lejojë që ky akt të ndikojë në detyrën e tij. Ai theksoi krenarinë e tij për besimin hebraik dhe shtoi: “Nëse qëllimi ishte të terrorizonte familjen tonë, miqtë tanë, apo komunitetin hebraik që ishte me ne për Sederin e Pashkës, të dëgjojë këtë: ne e kremtuam besimin tonë me krenari dhe do ta kremtojmë sërish.”

Në fund, guvernatori përmbylli me fjalët: “Ky ishte një sulm jo vetëm ndaj familjes sime, por ndaj gjithë Komonuelthit të Pensilvanisë. Nuk kam frikë. Jam emocional, po, sepse dua që fëmijët e mi të jenë mirë.” Ai gjithashtu falënderoi forcat e rendit dhe zjarrfikësit që rrezikuan jetën për t’i shpëtuar.

Kush është Josh Shapiro?

Në moshën 51-vjeçare, Josh Shapiro po shërben në mandatin e tij të parë si guvernator i Pensilvanisë, një nga shtetet më të rëndësishme politikisht në SHBA, i pestë për nga popullsia dhe një fushëbetejë kyçe në zgjedhjet presidenciale. Kjo pozitë, së bashku me stilin e tij të lidershipit, ka bërë që Shapiro të shihet si një figurë e profilit të lartë në Partinë Demokratike. Shapiro, që është hebre, ka folur shpesh publikisht për besimin e tij, duke e konsideruar si bazën e jetës së tij personale dhe politike. Por qëndrimet e tij nuk kanë qenë pa polemika. Josh dhe bashkëshortja e tij Lori kanë katër fëmijë: Sophia, Jonah, Max dhe Reuben. Ata jetojnë në rezidencën zyrtare të guvernatorit në Harrisburg, një shtëpi në stilin gjeorg e ndërtuar në vitin 1968, që prej asaj kohe ka shërbyer si shtëpia zyrtare për tetë guvernatorë.

Shënim: Ky shkrim është pronësi intelektuale e “CNN”. Lexo KËTU

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 11
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11