Nga Ylli Manjani

Po mo po, jo me 101, po me 81 deputetë duhet të jetë Parlamenti tjetër. Nuk është çështje inati, as kungulleshkash. Është thjeshtë logjikë e bazuar në fotografi të shëmtuara që prodhon parlamenti, gjasme disa parti, kur në fakt votën e marrin vetëm dy parti. Çdo parti e tretë, e katërt, e pesta, a ku e di sa, është e tepërt. Parazitë politikë janë që s’i kanë hyrë e as i hyjnë në punë askujt. Padyshim edhe të mëdhenjtë prodhojnë deputetë parazitë. Ndaj reduktimi i numrit të deputetëve mund të ishte “insekticidi” i duhur. Në fund të ditës, të gjithë i kërkojnë llogari të mëdhenjve edhe për megallomanitë e të vegjëlve. Atëherë, për çfarë duhen të vegjëlit? Ose më saktë, këta të vegjël, që lindin e shuhen si të tillë, si të vegjël pra. Të vegjlit thonë: “Partisë së madhe votën ia duam, por ne nuk jemi me të…” Ky është kulmi i pengmarrjes!

I vogli ka interesa të vogla. Mjaftohet me një pengmarrje të çastit, sa për të siguruar kotheren e radhës. Qoftë dhe një lajm në televizor. I vogli nuk ka mundësi të mendojë për të madhen. Nuk ia rrok as truri e as ia mban stomaku. Ndaj sistemi politik duhet të kthehet në dypartiak, një orë e më pare! Reduktimi i numrit të deputetëve, përveç se është reflektim i rënies së numrit të popullsisë, duhet të sjellë edhe rënien e partiçkave që bubërrojnë kot me vota qorre, ashtu sikurse edhe deputetët e të mëdhenjve, që s’u ndihet zëri i gojës. Mendoj se më shumë sesa PS-ës, do t’i interesonte PD-ës kjo reformë, pra reforma 101. Nuk ka asnjë kuptim zhgarravitja deri në pengmarrje të një partie të madhe, sado me probleme të jetë, ndaj disa të voglave që do të vdesin të vogla.

Dhe jo 101, por 81 mandate duhet të ketë parlamenti. Aq, boll i kemi. Na dalin e na teprojnë. Nuk dëmtohet demokracia nga bipartizmi, por nga spekulimi me përfaqësimin. Ky i fundit është problemi që duhet zgjidhur. Nuk shkon kjo që bishti na qenka më i rëndë se sqepari. Sado i lodhur të jetë ky i fundit, prap ka peshën e sqeparit. Po të doni, hajdeni të bëjmë edhe një Senat, por numri i parlamentarëve duhet të reduktohet. Marr shkas nga disa debate online me miq të mi, të cilat lindën pas qëndrimit që mbajta mbrëmë në “Now” te Erla Mehilli.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10