Përmes një investigimi rajonal mbi 6 mujor, “Amfora” zbuloi se këlyshë luanësh po shfaqen vitet e fundit në vende si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke ngritur dyshime për një rrjet të organizuar kriminal në mbarështimin, transportin dhe shitjen e tyre. Një rrjet trafiku i paligjshëm i tigrave dhe luanëve po zhvillohet në Ballkan përmes dyqaneve të kafshëve dhe “TikTok”-ut, teksa mbajtja e tyre po kthehet në një trend nga bosët e krimit. Vetëm në Shqipëri mendohet se gjenden rreth 90 tigra dhe luanë, ndërsa faktet tregojnë se i gjithë Ballkani “është infektuar” nga dëshira për të pasur ilegalisht një mace të madhe. Personazhi ikonë i filmit “Scarface” (Njeriu me shenjë), Toni Montana, i luajtur mjeshtërisht nga aktori Al Pacino, në kulmin e mbretërimit të tij në Majami si drejtuesi i rrjetit të kokainës, nuk u mjaftua vetëm me ndërtimin e një vile që ngjante më shumë si pallat mbretëror.

Personazhi ikonë i filmit “Scarface” (Njeriu me shenjë), Toni Montana, i luajtur mjeshtërisht nga aktori Al Pacino, në kulmin e mbretërimit të tij në Majami si drejtuesi i rrjetit të kokainës, nuk u mjaftua vetëm me ndërtimin e një vile që ngjante më shumë si pallat mbretëror. Në hollin e saj, mbi një shatërvan ndriçonte nenoni i kuq me mbishkrimin, “The World Is Yours” (Bota është e jotja). Ndërsa vizitorët në hyrje stepeshin nga një tigër që sodiste kopshtin e gjelbër. Këto skena hollivudiane të vitit 1983 vijojnë të frymëzojnë krimin e organizuar, aq sa “mbreti i lojërave të fatit në Shqipëri”, Ervis Martinaj, dyshohet se ndërtoi një pallat të ngjashëm, që e pagëzoi si “Arbëria Palace” dhe nën neonin e ndritshëm, “The World Is Yours”, vendosi të pozonte luanin e tij që sapo kishte nisur të ecte.

I pagëzuar si “King Simba” dhe me prapashtesën “007”, që dukej se përfaqësonte Martinajn, ai u shfaq për herë të parë në TikTok më 21 dhjetor 2021. Audienca e këlyshit që mendohet se mbërriti aty 3 muajsh, u rrit javë pas jave, duke u shfaqur nga ditët e para me biberonin me qumësht, deri tek pozat në ambientet luksoze të Hotelit “Arbëria Palace”, në Fushë-Milot. “Simba tani është mjaft i madh, rreth 1 metër i lartë”, tregoi i buzëqeshur një prej kamarierëve në barin e hotelit. Llogaria e tij ka reshtur së postuari që kur vetë Martinaj humbi gjurmët në rrethana ende të pazbardhura, duke lënë pas skenare të ngjashme me fundin e personazhit që dëshironte t’i ngjante, Toni Montana.

Foto nga vendi ku u fotografua luani i Ervis Martinajt dhe postimi në “Instagram”


Gjatë kontrolleve në terren në disa shtete, ku u përdorën edhe metoda të kamufluara për mbledhjen e provave, Amfora dokumentoi se të paktën në Shqipëri dhe në Kosovë mund të porositet lehtësisht një këlysh luani, përmes “dyqaneve të kafshëve”, ndërsa dëshmitë tregojnë për një treg të madh rajonal, jashtë kontrollit të autoriteteve.

“Nëse i kontakton (dyqanet e shitjes së kafshëve), gjëja e parë që ata thonë është, oh luanët dhe tigrat janë të lehtë për mua. Për mua është e vështirë nëse më kërkon një dinozaur”, shpjegoi veterineri Ariel Vasili. Në Shqipëri gjithmonë e më shumë luanët që blihen këlyshë po zëvendësojnë kafshët shtëpiake të bosëve të krimit, fëmijëve të biznesmenëve dhe të politikanëve, të shpërndarë në të gjithë vendin, por kryesisht në rajonin qendror dhe atë verior.

“Mendohet të jenë rreth 80 ose 90 mace të mëdha, pra luanë dhe tigra në Shqipëri”, analizoi veterineri Ariel Vasili, për përllogaritjet që janë bërë përmes punës kërkimore të ekspertëve dhe organizatave për mbrojtjen e kafshëve. Numrat u rritën fill pasi luanët këlyshë u kthyen në simbolin e ri të pushtetit kriminal përgjatë viteve të fundit. “Kjo lidhet me mentalitetin e këtyre lloj njerëzve. Ata zakonisht mendojnë se unë nuk mund të mbaj një qen si kafshë shtëpiake sepse nuk jam në të njëjtin nivel me fqinjin tim”, shpjegoi Sajmir Shehu, nga Organizata ndërkombëtare “Four Paws”.


Ato trafikohen këlyshë dhe arrijnë të mbijetojnë përmes ushqimit me qumësht të ngjashëm si të bebeve, një trajtim i papërshtatshëm dhe mënyra se si mbahen krijon më vonë probleme shëndetësore. “Të dy ishin të kequshqyer”, i përshkoi luanët këlyshë që u gjenden në qytetin e Suboticës në Serbi, Sonja Mandić, drejtoresha e Kopshtit Zoologjik Paliç. “Nuk ushqeheshin me llojin e duhur të ushqimit apo suplementeve, ata ishin ushqyer me qumësht formulë për foshnjat njerëzore”, shtoi ajo për 2 këlyshët luanë që policia ja dërgoi pasi u gjetën në rrugë në vitet 2022 dhe 2023.

Për të lexuar më shumë, klikoni artikullin origjinal “KËTU”.

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14