Nga Nebi Bardhoshi

75 ditët e Revolucionit Flamingo është kushti social i epërm që shpreh maturi politike. Në këto 75 ditë njerëzit kanë zbuluar subjektin më të lartë konstituiv mes vetes; detyrimin për të qëndruar për vete dhe për tjetrin. Ky zbulim quhet qytetari. Pra, as thjesht shtetas, as thjesht shqiptar. Por kanë zbuluar qënien e tyre si qënie politike, si qytetarë. Çfarë këmbëngulet e zhvillohet për 75 ditë? Asgjë më shumë, se sa rikthimin e një pakti me shtetin e vet/e tyre. Ndoshta termi ‘rikthim’ është i mangët pasi mungon referenca historike që dikur ta kemi patur shtetin plotësisht në duar. Por ajo çfarë kërkohet është e qartë, një qytetari me dinjitet kërkon një shtet që vepron sipas së drejtës. Nga kush kërkohet “rikthimi”? Nga ata që kanë grabitur jo thjesht pronat, të drejtat, liritë, të ardhmen; kërkohet rikthimi i shtetit. Kërkohet të ndalet grabitja nga zyra dhe madje ligjet e shtetit.

Pra, qytetarët kërkojnë rikthimin e shtetit të grabitur. Shqiptarët kanë shumë, shumë për të bërë që të dalin nga efektet e kulturës së shtetit tē grabitur. Por më kryesorja prej gjithave është dalja prej kulturës së klientelës partiake. Dalja prej kësaj kulture ka nisur. 75 ditë të Revolucioni i Flamingove kanë krisur më shumë se asgjë tjetër këtë kulturë vartësie. Ndaj rikthimi i dytë ose themelimi është sërish qytetaria dhe jo shtetësia e ndarë mes shtetasve klientë dhe shtetasve të përjashtuar. Askush nuk beson se kjo realizohet brenda ditës madje as për vetëm 75 ditë. Por, 75 ditë kanë mbjellur farën e qartësisë politike se çfarë duan qytetarët.

Ndërsa, si kusht dhe energji sociale Revolucioni Flamingo, e ka mundur gjithë industrinë përçmuese dhe përçarëse të pushtetit. E ka mundur jo vetëm duke e tejkaluar, por edhe duke e shndërruar si qesharake. Revolucioni Flamingo, është sjellë si një qenie sociale që e ka ditur mirë se çfarë makinerie propagande do të kishte përballë. Tashmë 75 ditë janë një mur e kusht social që s’lejojnë ‘ kthim’ tjetër, veç shtetit që respekton dhe lartëson dinjitetin.

LËR NJË KOMENT

Justina Shiroka Pula është zyrtarisht Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo u votua gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, pak minuta para skadimit të afatit përfundimtar për zgjedhjen e presidentit....
/ Oct 7
Nga Xhensil Shkëmbi Kjo është Maricarmen Abascal, 87 vjeç. Gruaja që në Spanjë u kthye në simbol të një revolte që nisi nga një apartament i thjeshtë në Madrid. Maricarmen...
/ Oct 8
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Presidenti Donald Trump tha se do të shkarkonte dy këshilltarë të lartë zgjedhorë nëse angazhimi i tyre për fushatën e Mirolad Dodik në Republikën Srpska do të paraqiste konflikt interesi...
/ Oct 7