Në fillim të kësaj jave, 70 fëmijë nga një kopsht shtetërorë në qytetin e Gramshit përfunduan në spital me simptoma të helmimit, të shoqëruara me të vjella, temperaturë dhe dhimbje barku. Pas përfundimit të analizave laboratorike, deri më tani janë konfirmuar 14 raste të salmonelës.

Njoftimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Gramsh:

Ditët e fundit, në Kopshtin Nr. 1 në qytet janë paraqitur disa raste të fëmijëve me simptoma gastrointestinale (diarre, temperaturë, të vjella, dobësi). Janë marrë masa të menjëhershme për hetimin dhe menaxhimin e situatës nga strukturat përkatëse dhe po vijojnë analizat laboratorike për të përcaktuar shkakun. Nga 79 persona të depistuar (fëmijë dhe staf), janë identifikuar 14 raste me Salmonella Enteritidis. Prej tyre, 5 raste janë zbuluar nga mostrat për diagnozë dhe 9 raste nga depistimi. Nga 72 ekzaminime të bëra për depistim, 53 kanë rezultuar negativë, 6 nuk kanë pasur rritje bakteriale, dhe 6 janë në pritje të rezultatit.

Lidhur mbi këtë ngjarje një prind, babai i dy vajzave në këtë kopësht, tregoi se është lajmëruar që të marrin fëmijët pasi është evidentuar një rast me Salmonelë, si dhe vazhdon të jetë ende në pritje të përgjigjes së analizave. “Ne u kemi bërë analizat fëmijëve, por akoma s’kemi marrë përgjigjen e tyre. Nuk kemi besim se çfarë ushqimi hanë fëmijët në kopësht. Na është thënë se ushqimet vijnë nga Tirana, kjo është absurde.” – ka deklaruar prindi.

Por kush fshihet pas kësaj ngjarje

Një nga përgjegjësit kryesorë dyshohet të jetë furnizuesi, që mendohet të jenë nga kompania “Nelsa shpk”, e cila në qershor të vitit 2023 kishte fituar tenderin për furnizimin e kopshteve dhe çerdheve në Bashkinë Gramsh. Kontrata me këtë kompani është e vlefshme për 24 muaj dhe parashikon furnizimin e përditshëm të qendrave arsimore për fëmijët, përfshirë konviktin e shkollës së mesme, me produkte ushqimore të standardit të lartë. Sipas të dhënave në “OpenData” kjo kompani ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në institucione shtetërore në Tiranë. Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet.

Shumë nga këta tenderë janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurencë të dobët, ose dyshime për parregullsi në procedura. “Nelsa shpk” rezulton të jetë aktualisht në pronësi të Elsa Kamberi (Balla).

Skandali me salmonelën u bë publik me 28 mars ku një ngarkesë prej 27 ton fileto pule prej Brazili u dyshua se është hedhur në treg, pa pritur përgjigjen e analizave. Ndërkohë që kur kanë dalë analizat është zbuluar që i gjithë mishi i importuar është i infektuar me bakterin e salmonelës. (Lexo këtu.)

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Ola Xama Të dhënat për numrin e policëve të plagosur apo vlerën e objekteve të dëmtuara në protestë, për herë të parë nuk më bëjnë përshtypje. Personalisht kam pëlqyer...
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
Shtëpia e Bardhë kërkoi dorëheqjen e Guilfoyle pasi "The Wall Street Journal" raportoi se ajo i kishte kërkuar 100,000 dollarë një donatori të Trumpit. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie...
/ Oct 13