Nga Klevin Muka 

Duke u përpjekur të mbledh të dhëna për sulmet ndaj kamarierëve në Shqipëri jam tronditur. Tmerr, të paktën 7 të rinj janë vrarë në 11 vitet e fundit duke punuar si kamarierë.

Të brishtë, në lule të rinisë, duke u përpjekur të garantonin bukën e gojës, humbën jetën. S’ka gjynah më të madh.

Gjithëkush prej tyre ka një histori tragjike, prindër që s’e morën dot veten kurrë se u morën dritën e syve.

Për të ardhur keq, se rastet kanë ardhur vetëm në rritje.

14 Gusht 2014- Denis Vyshka 28 vjeç, kamarier ne Dhermi vritet nga dy pronarët e restorantit ku punonte, pasi dyshonin se i kishte marre para. U torturua 3 ore, ndersa nje goditje me hanxhar rezultoi fatale per te.

29 Shtator 2015- Gentian Bajraktari, 21 vjeç, kamarier në Elbasan qëllohet për vdekje se vonoi picën

27 Qershor 2021 – Musaen Zeneli, 20 vjeç, kamarier, vritet pas nje perplasje te dhunshme mes dy pronareve per shezlonget, ne Velipoje.

4 Tetor 2021- Gazment Kurmaku kryekamarier ne Fish City në Elbasan dhunohet për vdekje se nuke la “klientin killer” te ulej ne nje tavoline te rezervuar.

12 Mars 2023- Mimoza Paja kamariere ne Laprake, qellohet per vdekje ne nje atentat ne kryeqytet. Zonja kishte me vete dhe mbesen, ndersa punonte per te mbajtur familjen.

5 Qershor 2024 – Eraldo Nevruzi, recepsionist ne Hotel Greccia ne Dhermi vritet nga pronari, 1 jave pasi kishte nisur punen.

20 Korrik 2024 – Gledjan Muka, 36 vjeç kamarier, u vra ne masakren e Memaliajt. Plumbat e nisur per tjeterkend i moren jeten te riut qe punonte per buken e gojes.

U prehshin në paqe!

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5