Dyshimet se qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka favorizuar trafikun ndërkombëtar të drogës, ka sjellë reagimin e amerikanëve. Prej 35 ditësh Tirana oshëtin deri në orët e vona me thirrjet: “Rama jepe dorëheqjen”. Ndërsa vijon protesta kundër tij pas tensioneve në Zvërnec, Rama është edhe nën presionin e ndërkombëtarëve. Kongresmeni amerikan Joe Wilson, bashkëkryetar i Dhomës së Miqësisë Shqipëri-SHBA, ka propozuar një ligj i cili kërkon hetim nga ana e strukturave të inteligjencës amerikane mbi këtë çështje. Kërkesa e tij ka kaluar në rrugë zyrtare në Komisionin e Rregulloreve dhe Komisionin e Ligjeve në SHBA. Miratimi i tij pritet të kalojë në seancë plenare në Kongresin Amerikan. Në amendament shkruhet: “Jo më vonë se 180 ditë nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Sekretari i Shtetit në koordinim me drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, do tu paraqesë komiteteve përkatëse të Kongresit një raport të klasifikuar, të përgatitur në përputhje me mbrojtjen e burimeve dhe metodave të inteligjencës i cili shqyrton: shkallën e narkotrafikut në Shqipëri dhe rolin e qeverisë së Shqipërisë në lehtësimin ose mundësimin e këtij narkotrafiku”.  

Amendamenti:

Lexo: https://gogo.al/kongresmeni-amerikan-kerkon-hetim-per-lidhjet-e-qeverise-rama-me-drogen/

Eurodeputetët zbritën në Tiranë duke iu bashkuar qytetarëve të cilët kërkojnë në mënyrë të panegociueshme largimin e Edi Ramës nga qeveria. Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, ka zbardhur emailin nga deputetët socialist Bora Muzhaqi e Taulant Balla. Ajo shprehet se Rama i kishte kërkuar të mos votoheshin amendamentet para votimit të raportit për Shqipërinë. Në emailin e datës 16 qershor, sipas Paulus deputetja Bora Muzhaqi dhe kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla pretendonin se amendamentet për Zvërnecin nuk bazoheshin në premisa të vërteta dhe ishin “rezultat i një fushate dezinformimi për të shtrembëruar të vërtetën” dhe u kërkonin deputetëve të Parlamentit Evropian të mos u jepnin mbështetje.

Lexo: https://gogo.al/eurodeputetja-gjermane-nxjerr-emailin-ku-socialistet-kerkojne-te-mos-votohen-amendamentet-per-zvernecin-reagon-buzhaqi/

Për eurodeputeten gjermane Tineke Strik, kjo protestë tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës. “Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci. Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur” deklaroi eurodeputetja.

Eurodeputetja Anna Strolenberg ka kërkuar që Rama të dëgjojë protestuesit, të luftojë korrupsionin dhe të mbrojë mjedisin. “Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë. Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!”, tha Strolenberg.

Edhe eurodeputetja italiane Christina Guarda i ka dhënë një mesazh Ramës se nuk hyhet në Europë duke iu përulur kryeministres italiane, por me kokën lart. “Faleminderit diasporës në të gjithë Europën që po protestojnë për ju. Kam një imazh, kryeministrin duke iu përulur kryeministres sime. Nuk hyhet në Europë duke u përulur, duke i shërbyer askujt hyhet me kokën lart duke e ditur se e meriton. Jam me ju Shqipëri”, tha ajo.

Vula Tsetsi, eurodeputetja greke vuri kushtin se nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt. “Duam që Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë! Gjithashtu duhet të bëjmë një apel te miqtë tanë socialdemokratë sepse Rama është me socialdemokratët. Miqtë tanë atje duhet të zgjohen dhe t’ju mbrojnë. Ndaj mos u dorëzoni, çdo ditë është një ditë fitoreje! Jo vetëm për demokracinë, por për ju edhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë në BE”, tha Tsetsi.

Edhe eurodeputetja italiane Ilaria Salis mori pjesë në protestën kundër ndërtimeve në zonat e mbrojturan në Shqipëri. Në fjalën e saj, Salis tha se: “Shqipëria, toka e saj, bukuria e saj, pasuria e saj kulturore, nuk është një mall për t’u shitur ofertuesit më të mire. Ishulli i Sazanit dhe laguna e Nartës duhet të qëndrojnë zona të mbrojtura për të gjithë dhe për gjeneratën e ardhshme. Nuk duhet të bëhet një park lojërash për të pasurit”.

Nënkryetari rumun i Parlamentit Evropian Niku Ștefănuță ka marrë pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama në Tiranë. Ai shkruajti në rrjete sociale: “Çfarë kërkoja unë atje? Unë shkoj aty ku zien Evropa. Kam shkuar edhe në Hungarinë e Orbánit, dhe atje regjimi ra. Shkoj sepse Evropa duhet parë mes njerëzve, jo vetëm nga zyrat në Bruksel apo Bukuresht. Këta njerëz të thjeshtë, historikisht të afërt me ne, më kujtuan diçka që edhe ne e kishim dikur: Mirënjohjen për Evropën. Ndërkohë, ne shpesh nuk e kemi vlerësuar sa duhet. Për të tjerët, Evropa është gjithçka. Kështu është njeriu. Nuk e vlerëson atë që ka, derisa të jetë tepër vonë”.

Lexo: https://gogo.al/nenkryetari-i-pe-se-niku-stefanuta-proteston-ne-tirane-kunder-rames/

LËR NJË KOMENT

Klevi Metaj u përball i vetëm me 6 policë. Rrjeti është dominuar në fotoja e portretit të tij. Qëndresa e e Metajt ka tërhequr vëmendjen e komentuesve. Në protestën e...
/ Oct 13
Nga Dorian Matlija Gjatë gjithë jetës sime profesionale kam besuar te zgjidhja paqësore e konflikteve, te ligji dhe institucionet. Helbete, avokat hesapi dhe kështu i bie të mendoj në kohëra...
/ Oct 14
Gogo.al hap studion e podkastit duke ftuar një pjesëtar të audiencës sonë besnike, Olard Siqecën. Një qëndrim mbi Call Centerat i themelueses dhe gazetares Valmora Gogo, u bë shkak për...
/ Oct 12
“Sa më shumë polici, aq më shumë studentë” është parulla me të cilën studentët u bëjnë thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës së sotme, më 14 tetor, në orën 14:00,...
/ Oct 14