Revolucioni i Flamingove dhe Shqipëria e Re, me këtë frymë mijëra protestues kanë bërë thirrje për të 35-ën ditë kundër sistemit politik. Ata kërkojnë dorëheqjnë e kryeministrit Edi Rama. Diaspora është bashkuar në bulevard me refrenin” Rama jepe dorëheqjen!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Në fjalën e disa prej shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve u vërejt zhgënjim ndaj qeverisjes së kryeministrit. “Të votëbesuam, po na zhgënjeve” tha njëri prej tyre duke i dhënë ultimatum të largohet nga qeveria sa më parë.

Të rinj e të reja, Gen Z që po mban peshën e kësaj lëvizjeje mbarëqytetare, sollën përvojat me familjarëve të tyre të cilët janë larguar apo edhe ata vetë që dëshmojnë si e kanë lënë Shqipëri për të jetuar me prindërit e tyre emigrantë në vend të huaj. “Nuk ju njoh, por në fytyrat tuaja shoh vëllain tim që edhe pse student i ekselencës, detyrohet të bëjë punë krahu në Amerikë”, tha njëra prej tyre”, duke bërë që protestuesit të thirrnin: “Hetoni Edi Ramën!” apo “Parlamenti i krimit”.

Dritan Goxhaj, njëri prej organizatorëve të protestës në emër të organizatorëve të protestës, ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-ve. Ai tha se: “Demokracia mbetet e fortë vetëm kur qytetarët e mbrojnë atë. SHBA aleate dhe mik i çmuar i Shqipërisë”. Në bulevard krahas flamurit kombëtar, është valëvitur edhe ai amerikan.

Protesta e sotme përkoi edhe me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Në mënyrë simbolike atij i kishin përgatitur një tortë butaforike betoni me urimin: “Shumë burgime për ty! Një i ri u ngjit në podium me të tjera dhurata ironizues për kreun e qeverisë. Ai nxorri nga një kuti një veshje të burgosurish, sapun, miell dhe një brisk duke i treguar se e pret burgu.

Pas fjalimeve dhe revoltës së shprehur në podiumin e improvizuar para kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e Tiranës me thirrjet “Ju erdhi fund!”. Ndalesa e tyre ka kulmuar pranë Komisariat Nr. 3 ku mbahen prej dy ditësh disa protestues. Ata kanë kërkuar lirimin e shokëve, ndërsa janë shënuar edhe incidente. TV “News 24” raportoi për të rinj të maskuar që kanë thuer xhamat e barrierës së sigurosë, ndërsa policia u është kundërpërgjigjur me ujë me presion. Vetëm pak minuta më vonë drejtuesit e marshimit janë distancuar nga akti duke bërë thurrje të mos bien pre e provokimeve. Ndërsa autoboti dhe një kordon policia ka ardhur kundrejt tyre, protestuesit paqësisht janë ulur këmbëkryq në rrugë duke kërkuar lirimin e djemve që mbahen nga policia.

Të ndarë në dy grupe, një pjesë prej tyre ka qëndruar pranë Komisariatit të Policisë dhe të tjerë janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” duke ngritur zërin që nesër të mblidhen edhe më shumë, njëzëri kundër Edi Ramës.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Gjergj Erebara Banka e Shqipërisë bleu shifrën rekord të 428.5 milionë eurove gjatë muajve prill, maj dhe qershor të këtij viti, një shifër e cila, sipas të gjitha gjasave,...
/ Oct 10
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ndonëse kanë kaluar 36 vite nga rrëzimi i komunizmit, Shqipëria duket se ka ndërruar emërtimin e sistemit politik, por jo përmbajtjen e saj. Kjo shembullzohet me efektet dhe diksursin publik...
/ Oct 10