
Bizneset shqiptare kanë nisur të zëvendësojnë punonjësit e tyre me Inteligjencën Artificiale. Kështu shkruan sot Monitor.al në një artikull, ku thuhet se shqetësimi kryesor vitet e fundit për bizneset është mungesa e punonjësve. Për të plotësuar hendekun, shumë biznese i janë drejtuar tregjeve aziatike dhe afrikane për gjetjen e punonjësve, por disa të tjerë po shfrytëzojnë Inteligjencën Artificiale në vend të njerëzve.
Një anketë e zhvilluar nga Barometri i Ballkanit tregon se 3% e bizneseve të anketuara në vendin tonë kanë pohuar se i kanë zëvendësuar punonjësit me Inteligjencën Artificiale. Në të njëjtin nivel janë dhe Kosova dhe Mali i Zi, ku 3% e bizneseve i kishin zëvendësuar njerëzit me Inteligjencën Artificiale. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lajmëruar më herët këtë vit se, inteligjenca Artificiale do të prekë pothuajse 40% të vendeve të punës në mbarë botën, duke zëvendësuar disa dhe duke plotësuar të tjerat.
Për më shumë lexo këtu artikullin origjinal



