Nga Pano Soko

Kush ka dalë në protestë këto ditë ka parë që jo të gjithë policët janë të dhunshëm, pavarësisht se shpërblimin e morën të gjithë. Sepse nuk është 2500 euroshi që i bën policët e dhunshëm. Është frika se bashkë me Ramën bie dhe gjithë industria e raketingut që prodhon shumë më shumë se 2500 Euro.

Ke hapur njē call center ilegal? Paguaj policët e zonës dhe s’të ngacmon njeri. Do të hedhësh një kat pa leje te shtëpia jote? Paguaj policët. Ke një bar-kafe dhe do të vësh baste ilegale? Paguaj policët. Je në arrest shtëpie dhe do të lëvizësh rehat? Paguaj policët e zonës. Shpërndan drogë nëpër lokalet e natës? Të duhet të paguash që mos kapesh. Deri te pikat e exchange-it, apo taksitë pa licensë.

Është një ekosistem i tërë ekonomik që prodhon aq shumë lekë, saqë 2500 euroshi nuk iu hyn në sy. Natyrisht nuk janë të gjithë, por e sigurtë që bëhet fjalë për një masë qindra pse jo dhe mijëra efektivë anekënd vendit. Dhe janë ata që janë më të devotshmit në protestë. Që janë gati edhe me rrah protestues të mitur, me i lënë pa ndjenja, vetëm që Rama të mos ikë. Sepse për ta Rama është garancia që ata do të vazhdojnë të bëjnë lekë.

Një qeveri tjetër ua mbyll rubinetin. Por i gjithë ky sistem shkon shumë përtej policisë. Është një mekanizëm që bazohet mbi një parim tashmë universal në administratën shqiptare. Natyrisht flasim kryesisht ato vende ku “bëhet lekë”, inspektorë, agjenci, polici, tatimorë, doganierë etj.etj..

Kuotat. Çdokush duhet çdo muaj të dorëzojë kuotën e vet tek eprori. E ka me detyrim. Në të kundërt ikën, vjen tjetri. Dhe prandaj ai përpiqet të bëjë sa më shumë – të sigurojë lekët për shefin, por edhe t’i mbesë ndonjë gjë për vete. Është kjo mënyra sesi pushteti shpërndan korrupsionin nē trajtë kapilare, duke u siguruar që gjëja bëhet mjaftueshëm masive, sa t’i sigurojë kupolës ushtarë të devotshëm që të jenë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që iu kërkohet. Në këtë rast, të rrahin fëmijë pa mëshirë.

LËR NJË KOMENT

Esmeralda Hasani është emëruar në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH). Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e saj, pas shkarkimit nga detyra të Vlora Hysenit. Para...
/ Nov 12
Nga Elvana Tivari Po i marr me radhë, me Pishë Poro-Nartën si shembull, sepse aty shihet më mirë se çfarë mbron ky ligj. ① Arsyeja e parë e KM-së: projektligjet...
/ Nov 18
Cilët janë të rinjtë tanë ekselentë? Nëpër çfarë rrugësh të vështira kalojnë ata sot dhe për çfarë kanë nevojë? A i njohim realisht të rinjtë tanë dhe shpirtin e tyre...
/ Nov 16
  Shqipëria do pajiset me sistemet raketore. Departamenti Amerikan i shtetit konfirmon miratimin e shitjes e cila arrin vlerën e 210 milionë dollarëve. Vendi ynë ka kërkuar të blejë 2...
/ Nov 18