Nga Rezarta Caushaj

Teoria politike na mëson se shteti moden bazohet mbi parimin e Max Weber-it: ai ruan monopolin e përdorimit të ligjshëm të forcës fizike. Mirëpo, kur ky monopol shndërrohet në një mjet për të arsyetuar dhunën joproporcionale, kontrata sociale mes qeverisë dhe qytetarëve thyhet.

Deklarata e fundit e Kryeministrit Edi Rama se “Shteti ka monopolin e dhunës”, – pasuar nga deklarata absurde nga deputetë të tij, si ajo e Ardit Bidos në debat me Andi Bushatin se “në Amerikë në atë pikë (kur je i neutralizuar në tokë) të fusin plumbin”, – shënjon një pikë kthese ku legjitimiteti i pushtetit dukshēm nuk buron nga pëlqimi, por nga frika.

Për të kuptuar se si Ramës dhe PS po i mbyllet cikli i legjitimitetit, duhet të kthehemi në pikënisjen e tij: 21 janar.

Qeveria Rama erdhi në pushtet mbi një premisë të fortë morale dhe politike. Ajo u ngrit mbi kufomat e katër militantëve të saj (Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj), të vrarë nga shteti me monopolin e dhunës më 21 janar 2011. Në atë kohë, Rama si lider i opozitës e denoncoi barbarinë e pushtetit të Sali Berishës, duke premtuar një shtet që mbron qytetarin dhe jo një shtet që e vret atë. Çdo votë e marrë në vitin 2013 mbartte me vete premtimin e madh: monopoli i dhunës nuk do të përdorej kurrë më kundër popullit të vet.

Pasi mori timonin, Edi Rama e ruajti legjitimitetin e tij politik për më shumë se një dekadë, përkundër një aradhe të pafundme skandalesh abuzimi, korrupsioni galopant dhe aferave të mëdha si inceneratorët apo koncesionet në shëndetësi.

Arsyeja kryesore e kësaj jetëgjatësie nuk ishte suksesi i qeverisjes, por paaftësia, fragmentimi dhe dështimi kronik i kundërshtarëve të tij politikë. Opozita shqiptare dështoi të ndërtonte një alternativë të besueshme, duke i shërbyer Ramës si “gogoli” perfekt për të trembur votuesit neutralë. Ai nuk fitoi sepse ishte i mirë, por sepse tjetri ishte i pashpresë.

Sot, ky cikël po shkon drejt fundit logjik. Kur eksponentë të afërt me pushtetin tentojnë të normalizojnë dhunën policore duke keqpërdorur modelin amerikan (si në rastin e debatit Bido-Bushati), ata harrojnë se në SHBA dhuna policore ndaj një individi të neutralizuar çon në dënime me burg dhe revolta sociale, jo në krenari shtetërore.

Skenat e fundit të dhunës joproporcionale ndaj protestuesve para Parlamentit, në kuadër të protestës masive që zgjat prej 1 muaj, dëshmojnë se qeveria ka humbur mjetet e fundit të bindjes demokratike.

Kur një pushtet fillon dhe arsyeton dhunën ndaj qytetarëve të shtrirë në tokë me argumentin e “monopolit të forcës”, ai ka degraduar në të njëjtat pozita që vetë Rama denonconte në vitin 2011.

Rrethi u mbyll. Pushteti që lindi nga denoncimi i dhunës shtetërore, po perëndon duke e përdorur atë si mburojën e tij të fundit.

LËR NJË KOMENT

Avokate me profesion, 50-vjeçarja Fatima Zahra El Mansouri ka qenë për disa vite kryetare e bashkisë së Marrakeshit. Fatima Zahra El Mansouri është emëruar kryeministrja e parë grua e Marokut, pasi...
/ Sep 30
Nga Auron Tare Shiu i vjeshtës kishte filluar ndërsa unë isha në studiot e një televizioni që më kishte ftuar atë natë. Pas bisedës po prisja te kafja e televizionit...
/ Oct 3
Çfarë është Shqipëria e këtyre 35 viteve? Fatos Lubonja, një nga intelektualët e paktë që i ka mbetur Shqipërisë, për koherencën, qëndrueshmërinë e ideve të tij ndër vite dhe guximin...
/ Jul 29
Kuvendi i Kosovës miratoi me 91 vota pro projektligjin për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet e propozuara lidhen edhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Nisma e PDK-së kishte...
/ Oct 5