Me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama protesta vijon prej 19 ditësh. Qytetarë e aktivistë u ngjitën në podiumin e improvizuar para godinës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me thirrjet në kor “Rama jepe dorëheqjen” duke shprehur gjithë pakënaqësitë për qeverisjen e socialistëve. Ata sot komentuan hetimet ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku duke bërë thirrje për arrestimin e saj. “Zonjës i ka shkuar sërish thirrje për t’u paraqitur te zyra me kangjella. Rama në burg, Belinda në burg. Nuk i kishin mjaftuar 300 apartamente, i dolën edhe vilat në jug. Siç duket, nga vilat në jug tek apartamentet në Tiranë, do të përfundojë me një dhomë tek burgu i Pogradecit”, tha njëri prej tyre.

I pranishëm, mjeku Ilir Allkja u ndal te shëndetësia falas. Ai tha se: “Shqiptarët paguajnë nga xhepi i tyre 60% të të ardhurave të shpenzimeve për shëndetësi. Shqiptarët, paguajnë më shumë se të tjerët në rajon. Rama duhet të japë dorëheqje. Premtimi për shëndetësi falas u kthye në makth për shqiptarët. Sot shqiptarët e varfër paguajnë më shumë se popujt e rajonit dhe botës direkt nga xhepi për shëndetin. Ndaj kjo është një nga kauzat për të cilat Rama duhet të kishte ikur me kohë”, tha ai.

Udhëzuesi i qytetarëve në protestë, Arben Kola ka deklarua se organizimi i protestës nuk janë kundër BE-së dhe Amerikës, “Por kundër klikës”, tha ai. Ai u është drejtuar forcave të rendit dhe bëri një koment mbi kontrastin e thellë mes shpenzimeve të qeverisë dhe kushteve të vështira në të cilat punojnë efektivët e thjeshtë të Policisë së Shtetit. Kola i ftoi policët t’u bashkohen. “Ndërkohë që kryeministri harxhon 33 mijë euro me Ergys Agas e kriminelë të tjerë, policët punojnë në kushtet e viteve 97-98. Kushtet janë mizore! Prandaj policë ne jemi edhe për ju këtu në shesh!” u shpreh ai.

Protestuesi përsëriti paralajmërimin se protesta mund të përshkallëzohet dhe ata nuk duhet të ushtrojnë dhunë e presion mbi të rinjtë. “Kjo protestë do jetë paqësore deri në fund, por edhe fundi do e ketë një limit!” Pas paralajmërimit të Kolës, një tjetër protestues ka bërë thirrje për mosbindje civile. “Ka ardhur momenti që t’i japim fund kësaj revolte, të veprojmë me një strategji tjetër. Ai s’do që të ndryshojë Shqipëria. Të ndryshojmë strategji. Edi Rama nuk largohet me fjalë. Duhet të bllokojmë institucionet. Duhet të kalojmë në mosbindje civile! Ju falënderoj për këtë sakrificë, Duhet të paralizojmë shtetin.”, tha ai.

Që nga fillimi i protestës, banorja e Rrjollit, Luçiana Kokaj njoftoi se të shtunën do t’i bashkohen protestës shumë shqiptarë të diasporës. “Shqiptarë nga Anglia, nga Franca, Belgjika e Gjermania, janë nisur të gjithë këtu, për t’i dhënë fund kësaj klike të korruptuar. Ata që po vijnë do të kenë më shumë arsye për të qëndruar me ne. Rama jepe dorëheqjen! Rezistoni. Kemi duruar 35 vite, ndaj duhet të durojmë dhe të reagojmë për familjet tona. Betejat i fitojnë ata që rezistojnë më gjatë”, tha ajo.

Teksa kishte nisur protesta, një grup është drejtuar për të godina e kuvendit me thirrjet: “Dorëzoni mandatet”, “Ju erdhi fundi!”, “Parlamenti i krimit”, “Rama jepe dorëheqjen”. Ata janë përplasur me deputetët demokratë duke thirrur: “Opozitë e shitur!” Tensione ka patur edhe pasi u janë afruar deputetit socialist, Ardit Bido. Mes replikash, protestuesit kanë përsëritur fjalët: “Burg, burg!”.

Pas grumbullimit të kryeministria, ata kanë marshuar në rrugët e Tiranë. Zëri i tyre: “Rama në burg, Berisha n’burg kanë mbushur lagje të ndrushme, ku ka patur edhe nga ata që u janë drejtuar njerëzve që rrinin në kafene t’u bashkohen. Dita e 19 u mbyll me paralajmërime për përshkallëzim dhe akuza direkte për deputetët e kuvendit. Protesta vijon pa afat, ashtu siç kanë njoftuar edhe më parë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.

LËR NJË KOMENT

Navanethem "Navi" Pillay, një juriste nga Afrika e Jugut dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut, fitoi Çmimin Nobel për Paqen 2026, "për përpjekjet e saj...
/ Oct 9
Nga Irena Beqiraj “Vetëm fanatikët e rrezikshëm refuzojnë të bëjnë kompromis" - ky do të ishte një justifikim i mirë për argumentin e Braçes i cili votoi pro një reforme...
/ Oct 12
A mendon se Korreshi po investon në partinë e duhur? Kur do ta tejkalojnë Berishën? A gjendet emri i një eksponenti të lartë të PD-së në dosjen e Ballukut? Çfarë...
/ Oct 6
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas një investigimi të "The Wall Street Journal", sipas të cilit ajo është mburrur...
/ Oct 11