Në Shqipëri jemi mësuar jo vetëm me parti por edhe me parti-projekte apo kandidatë-projekte. Mjafton të kujtojmë projekte afatshkurtra që kanë dashur të influencojnë zgjedhjet, ndër më të suksesshmit mes tyre padyshim Gjergj Bojaxhi, por edhe “Libra” e Ben Blushit, “Nisma Thurje” e Besjan Peshës dhe Endrit Shabanit si dhe Rudina Hajdari. Në këto ujëra ka qenë edhe “Organizata Politike”, shpesh një protagoniste në protesta të ndryshme.
Megjithatë, me sa duket kaq nuk mjafton.
Zgjedhjet vendore kërkojnë sa më shumë alternativa politike që të sistemojnë elektoratin gri, votuesit e pavendosur. Situata politike në Shqipëri në kuptim të risisë së emrave politikë duket se nuk po del dot nga stanjacioni me parti si ajo e Edi Ramës, partinë e Ilir Metës dhe kryesoren e opozitës; partinë e Sali Berishës.
Mirëpo Arlind Qori i Organizatës Politike ka menduar ta fuqizojë e formalizojë iniciativën e tij me partinë “Bashkë”.
Dy televizione të rinj
Nuk kaloi shumë kohë që pas konfliktit me pushtetin dhe shembjes së hotelit të tij në Durrës, Irfan Hysenbelliu të ndërmerrte nismën e tij në krijimin e televizionit “Panorama Televizion”.
“Panorama TV do të jetë zëri i qytetarëve, dritarja e pasqyrimit me korrektesë dhe profesionalizëm të të gjitha problematikave, debateve politike, informacioneve nga…
Denoncimi i Partisë së Lirisë dy ditë më parë hapi një kapitull të ri në hulumtimin publik të skemës së inceneratorëve.
Indicia dhe dokumentet e publikuara nga Partia e Lirisë se kompania e inceneratorëve ka përfituar mbi 310 mijë euro grant nga fondet e IPARD-it që lëvrohen nëpërmjet AZHBR-së, nxiti më pas medien të shkruante mbi rastin.
E vetmja e dhënë që nuk është publikuar deri më tani është emri i personit që Frida Krifca, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, asokohe në krye të AZHBR-së, ka shpërblyer me 310 mijë euro.
Ai quhet Elton Bualli.
Z.Bualli ka përfituar nga paratë e taksapaguesve të Bashkimit Europian dhe taksapaguesve shqiptarë për ndërtimin e një sere prodhimi për fruta e perime.
Kush është Elton Bualli
Në profilet e tij të rrjeteve sociale z.Bualli nuk e ka fshehur aspak lidhjen e tij me kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, duke e shprehur hapur pozicionin e tij si drejtor në të.
Por më tej edhe ka avancuar në këtë arritje të karrierës,…
MË SHUMË ARTIKUJ
Familjarët e ish-drejtorit të Rrugëve marrin nga Veliaj 120 milionë lekë, për ekspertizë rrugësh
Jo vetëm që kompania e familjarëve të ish-kreut të Autoritetit“Djathi kaçkavall” i qeverisë Rama – Si iu grabit trualli parqeve kombëtare në të gjithë Shqipërinë
Me anë të dy vendimeve të ditëve të fundit, nëMiku i Fugës dhe drejtorit të Veliajt merr nga Blendi Gonxhja 125 milionë lekë për dy muaj
Skema-dhuratë për festat e fundvitit 2021 këtë herë përfshin eksponentëDëmshpërblimet e tërmetit para zgjedhjeve- Shumica e përfituesve në Tiranë kanë preferencë Partinë Socialiste
Valmora Gogo, Dajana Dobrozi, Klaudio Agolli Më 21 korrik 2021RAPORTIMI
JAVOR
Dy televizione dhe një parti e re gati për zgjedhjet vendore
Nuk kemi parë ndonjë vënie shpatullash të tilla siç Dua Lipa bëri dje. Shpatulla përballë denigrimesh e ofendimesh ndaj shqiptarëve të të njëjtit gjak me të, në vendin që e zhvilloi e i dha famën artistes.
Nuk e kemi parë fjala vjen as nga shkrimtari Ismail Kadare, një të tillë qëndrim e shërim egoje të lënduar, atëherë kur opinioni publik e ka pritur më shumë se kurrë.
Por çfarë ka ndodhur dje? Çfarë gjëje të jashtëzakonshme ka bërë artistja me famë botërore që kurrë nuk e ka mohuar se ka qenë shqiptare, madje gjithnjë e ka shprehur sa herë ka ardhur në Tiranë kur ka qenë nevoja?
Konteksti
Koncerti i Dua Lipës me rastin e 110-vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar dhe dhënia e nënshtetësisë shqiptare për të nga presidenti Bajram Begaj nuk erdhën në një kontekst neutral ngjarjesh.
Ditë më parë, një presion i organizuar nga qeveria dhe media britanike kundrejt emigrimit të paligjshëm të të rinjve shqiptare dhe qeverisë shqiptare shpërtheu fuqishëm.
Diskursi i politikanëve dhe medieve britanike pati në vëmendje një “kontigjent kriminal shqiptarësh”, që sipas tyre futeshin në Britaninë e Madhe në mënyrë klandestine.
Deklaratat e ministres së Brendshme britanike Suella Braverman u shoqëruan me një tubim shqiptarësh në Londër, teksa pankartat që…
ARTIKUJ
ME VLERË
Dy televizione dhe një parti e re gati për zgjedhjet vendore
Në Shqipëri jemi mësuar jo vetëm me parti por edhe me parti-projekte apo kandidatë-projekte. Mjafton
Dua Lipa i kuroi egon atdheut
Nuk kemi parë ndonjë vënie shpatullash të tilla siç Dua Lipa bëri dje. Shpatulla përballë
GogoCast
ARTIKULLI I MUAJIT
Dy televizione dhe një parti e re gati për zgjedhjet vendore
